MENU
klinika

Ish-trajneri i Shqipërisë

Briegel: Serie A nuk fillon, nuk do ketë fitues

13.04.2020 - 20:00

E mbani mend ish-trajnerin e Shqipërisë, Hans Peter Briegel? Ai ka mbetur i njëjti, ashtu si 35 vite më parë kur luante me Verona-n në Itali dhe kombëtaren gjermane. Po flasim për peshën, pasi mosha bën të vetën…

Briegel ka kohë që nuk është aktiv si trajner apo drejtues, gjithsesi, ndjek me vëmendje atë që dhuron ky sport në kontinent, sidomos futbollin italian, ku bëri emër me fanellën e Verona-s së mrekullive që fitoi edhe titullin kampion.

“Tuttomercatoweb” intervistoi ish-trajnerin e Shqipërisë në këtë periudhë të çuditshme, për të mësuar se si ishte ai dhe gjermani ka zbuluar se vazhdon të ruajë regjimin e hekurt që e ktheu në një mbrojtës të pandalshëm në vitet kur ishte në fushë.

“Shkoj në pyll dhe bëj ecje për 3-4 orë. Pastaj shkoj të vrapoj një orë e gjysmë. Jam gjithmonë në formë. Pesha ime tani është e njëjta më 35 vite më parë”, – ka treguar ai për TMW.

G

Si dilet nga kjo emergjencë e COVID-19?

“Kjo është një situatë e rëndë në nivel botëror, shumë e rrezikshme. Në krahasim me Italinë, këtu në Gjermani ka më pak të vdekur, por gjithçka është e mbyllur, gjithsesi. Vlerësimet reale do të bëhen pas 3-4 javësh”.

E keni parë sa e bukur ishte Verona këtë vit në Serie A?

“Po, ka luajtur një kampionat shumë të mirë. Mëkat, pasi mendoj se nuk do të rifillohet të luhet. Këtu në Gjermani duan të rifillojnë pa spektatorë, por e shoh të vështirë të ndodhë”.

Edhe në Itali flitet për fundin e majit…

“Po, pasi të gjithë duan paratë e të drejtave televizve, për shumë klube këto para janë shumë të rëndësishme, Por do të doja që të flitej më shumë për kategoritë inferiore si Seria C, të cilat janë në vështirësi”.

Po flisnit për Veronën, e keni ndjekur shpesh?

“E kam parë direkt në stadium në ndeshjen kundër Sampdorias. Më dha përshtypjen e një skuadre të bukur që ka pasur një rritje të vazhdueshme”.

Edhe si ish-futbollist i Sampdorias, çfarë mendimi keni për të?

“Tani e shah mjaft më mirë. E kishte filluar keq, por tani po rikuperon dhe mendoj se nuk do të ketë probleme që të shpëtojë nëse do të rifillojë kampionati”.

Kush e fiton titullin?

“Janë në garë Juve, Lazio dhe Inter. Sipas meje nuk e fiton askush, pasi siç e thashë, nuk do të rifillojë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN