MENU
klinika

Si e shijuan lirinë e kufizuar

Brigjet e lumit Osum, gumëzhuan sot

26.04.2020 - 10:53

Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit kanë qenë favorizuese ditën e sotme për nënat dhe fëmijët, të cilët kanë rendur të gëzuar në rrugët e qytetit të Beratit për të shijuar ato pak orë ‘lirie’. Shumë fëmijë kanë preferuar brigjet e lumit Osum për të shijuar lirinë e tyre dhe për tu freskuar në brigjet e lumit.

Edhe bulevardi kryesor, pedonalja dhe parqet e lulishtet e qytetit u mbipopullua me fëmijë, të cilët të shoqëruar nga nënat e tyre janë argëtuar pa fund. Me biçikleta, me makina dhe me topa në duar, fëmijët kanë luajtur të gëzuar dhe të pa shqetësuar nga askush, ndërkohë që bashkia e Beratit këtë javë kishte organizuar diçka ndryshe për të argëtuar fëmijët. Përballë Pedonales së qytetit ishin vendosur megafonë që shpërndanin kudo këngë për fëmijët, duke e bërë më argëtuese atmosferën në parqet e lulishtet e mbushura plot me fëmijë.

Pas më shumë se 1-javë të mbyllur brenda banesave, gëzimi i sotëm i fëmijëve që kanë shijuar për herë të dytë me nënat e tyre ajrin e pastër, ka qenë i papërshkrueshëm. Nënat dhe vetë fëmijët shprehen se ndihen të gëzuar që dolën sërish edhe këtë javë në rrugët e qytetit. Ata iu bëjnë apel të gjithëve të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë rregulltat e vendosura, për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier