MENU
klinika

Çfarë do ndodhë me pagat e tyre?

British Airways pezullon mijëra punonjës

03.04.2020 - 08:29

“British Airways” ka arritur një marrëveshje për të pezulluar përkohësisht më shumë se 30 000 punojës të ekuipazhit të saj, si dhe të stafit të tokës.

Linja ajrore, fluturimet e së cilës janë pezulluar në pjesën më të madhe të tyre, për shkak të koronavirusit, është bllokuar në bisedime me sindikatat për më shumë se një javë.

Përfundimisht, kreu i saj Alex Cruz i tha stafit se një shumicë e madhe e punonjësve do të pezullohen për dy muajt e ardhshëm. Ai tha se skema e qeverisë për mbajtjen e vendeve të punës do të financojë 80% të pagave të tyre.

Duke shpjeguar vendimin, Z. Cruz tha: “Ne duhet të veprojmë tani për të mbrojtur vendet e punës dhe të sigurojmë që “British Airways” të dalë prej kësaj krize në formën më të mirë të mundshme”, tregon BBC.

Vendimi do të prekë të gjithë stafin në Gatwick dhe London City Airport pasi linja ajrore pezulloi operacionet e saj në të dyja vendet derisa të mbarojë kriza.

“Marrëveshja e pilotëve për gjysmën e pagave u përfundua më herët – mendoj se kishte një njohje se sa serioze ishte ajo çështje”, tha ai.

Kompania mëmë e “British Airways”, International Airlines Group (IAG) është në një pozitë më të mirë financiare sesa disa nga konkurrentët e saj. Grupi ka bërë fitime të shëndetshme vitet e fundit.

Por vendimi i pritshëm i kompanisë ajrore për të pezulluar një numër kaq të madh të punëtorëve tregon se sa rëndë është goditur aviacioni në Mbretërinë e Bashkuar nga kufizimet e udhëtimit të krijuara për të frenuar përhapjen e pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u nda tregu ajror në prill?

Trefishohen fluturimet me charter

Zemërohet British Airways

Qeveria britanike ‘shpëton’ Flybe

'Godet' konsumin dhe shërbimet

Virusi kinez “infekton” bursat