MENU
klinika

Rregullat që duhen zbatuar

Bundesliga, 15 pika strikte para një ndeshje

23.04.2020 - 12:06

Pas vendimit që futbolli në Gjermani do të rinisë më 9 maj, Liga Gjermane e Futbollit ka hartuar një rregullore me 15 pika për klubet e Bundesligës. Një nga temat më të nxehta në këtë periudhë pandemie është padyshim higjiena.

Klubet kanë rënë dakord ta respektojnë në mënyrë që kampionati të vazhdojë normalisht, edhe pse do të luhet pa praninë e tifozëve. Ndër pikat kryesore mund të përmendim akomodimin në hotel, që do të inspektohet më parë, me sa më pak staf, kuzhinierë, pastrues dhe stjuartë dhe jo në moshë të madhe.

Futbollistët do të jenë të ndarë në dhomat e tyre dhe nuk do të pastrohen, për evituar kontaktet. Nuk do të ketë sauna, palestra apo larje në pishina, madje edhe ashensorët nuk do të përdoren. Gjatë lëvizjes për në stadium do të përdoren 2, 3 ose më shumë autobusë për të pasur distancë sigurie me njëri-tjetrin.

Pjesa e brendshme e stadiumeve do të dizifenktohet para çdo ndeshje, ndërsa futbollistët dhe stafi nuk do të kenë asnjë kontakt me gazetarët apo pjesën tjetër të punonjësve të stadiumit. Nuk do të bëhet dush në dhomat e zhveshjeve, por në hotel. Mjekët e klubeve të Bundesligës do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me ekspertët epidemiologë për çdo rast.

RREGULLORJA NË BUNDESLIGA

1.Të gjitha hotelet që do të përdoren nga klubet do të inspektohen më parë nga drejtues të ligës.

2.Takim të veçantë me stafin, përfshi kuzhinierët, pastruesit dhe pjesëtarë të sigurimit fizik.

3.Stafi i hotelit duhet me sa më pak persona, të shëndetshëm dhe jo në moshë të madhe.

4.Pjesa ku do të qëndrojnë skuadrat duhet të jetë e veçuar nga klientët e tjerë të hotelit. Skuadrat duhet të hyjnë dhe dalin nga hoteli nga një derë e dytë.

5.Nuk do të lejohet përdorimi i ashensorëve.

6.Nuk do të lejohet përdorimi i zonës SPA, palestrat dhe pishinat.

7.Dhomat e lojtarëve nuk do të pastrohen.

8.Vaktet e ngrënies do të përgatiten nga stafi i hotelit dhe do të lihet mbi tavolina që nuk do të përbëhen më shumë se 2 lojtarë me një distancë rreth 3 metra.

9.Kur vaktet të jenë konsumuar, gjithçka do të lihet mbi tavolinë dhe asgjë nuk do të preket nga lojtarët.

10.Temperaturat në dhomat ku do të qëndrojnë lojtarët do të jenë mbi 21 gradë dhe lagështira nuk të jetë as më pak dhe as më shumë se 50-60%.

11.Raftet nuk do të hapen me dorë, por me bërryla.

12.Lojtarët nuk duhet të ndajnë në asnjë moment smartfonët, tabletat midis tyre.

13.Udhëtimet me autobus stadium-hotel-stadium do të bëhen dy herë ose nëse ekziston mundësia, me dy ose më shumë autobusë.

14.Pjesa e brendshme e stadiumeve do të dezinfektohet dhe dushet nuk do të përdoren.

15.Nuk lejohet asnjë kontakt me stafin e stadiumit ashtu si dhe të mediave.

Po me datë 9 maj do të fillojë edhe kampionati në Ishujt Faroe, ku mendojnë se e kanë izoluar virusin dhe mund t’i kthehen pak nga pak normalitetit. Futbolli do të nisë me rregulla shumë strikte, me dyer të mbyllura, ndërsa do të zbatohen kushte higjeno-sanitare sipas një protokolli të veçantë. Ajo që bie në sy është se në fushë askush nuk do të lejohet të shfryjë hundët apo të pështyjë në tokë dhe secili duhet të ketë shishen e tij për të pirë ujë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN