MENU
klinika

Sigurohen 20 mijë tamponë

Bundesliga me protokoll, 300 vetë në stadium

28.04.2020 - 12:19

Gjermania duket e gatshme të përballet me “Fazën 2” edhe në futboll. Prestigjiozja Der Spiegel ka zbuluar protokollin për rifillimin e kampionatit, duke iu përgjigjur veçanërisht një dyshimi kryesor, i cili gjithashtu është diskutuar shumë në Itali: çfarë do të ndodhte në rastin e një lojtari pozitiv me koronavirus?

Përgjigja është kjo: Do të izolohet lojtarin në fjalë dhe mund të vazhdohet të luhet me masat paraprake të nevojshme për të gjithë. Nëse ai nuk ka simptoma, do të ketë dy javë karantinë dhe do të duhet të presë të paktën disa ditë nga zhdukja e simptomave në mënyrë që të kthehet në grup.

Në Gjermani nuk është problem kryerja e testeve. Janë siguruar rreth 20 mijë tamponë dhe Qeveria Gjermane nuk ka ndërhyrë. Protokolli i rifillimit të ndeshjeve është shumë i artikuluar, parashikon shumë masa të tjera, duke përfshirë shishe uji të personalizuara, doreza të detyrueshme për stërvitje në palestër dhe gjithashtu numrin maksimal të njerëzve që do të kenë mundësi të hyjnë në stadium.

Natyrisht, ndeshjet do të jenë pa tifozë, dhe gjithsej do të jenë 300 njerëz që do të marrin pjesë në një ndeshje, përfshirë futbollistët. Në fushë, mes lojtarëve, stafit, mjekëve dhe trajnerëve, mund të ketë një maksimum prej 98 personash, pjesa tjetër janë media, stjuartë, kapës topash e të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN