MENU
klinika

Dëshmia e rrallë

“Burg në kohën e Zogut”, mashtrimi me një foto

28.04.2020 - 12:32

Historiani i njohur dhe ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar së fundmi një fotografi, e cila siç shkruan është realizuar nga Akademia “Marubi”. 

Në foto paraqiten disa individë, por ai që ka rëndësi është Kadri Cakrani në burg, i cili siç shkruan dhe Dervishi nëse nuk di ishte shkruar  në foto, krijohet përshtypja se ai është vetë drejtori i burgut.

“Personi ulur në mes të fotos është Kadri Cakrani. Për disa kohë ishte kundërshtar politik i Ahmet Zogut. Për këtë arsye u burgos disa muaj në burgun e Shkodrës. Është i veshur mirë. Këpucët e modës së fundit i ka porositur nga Austria. I kollarisur, i veshur mirë dhe i shëndetshëm. Ka thirrur Marubin këtu për t’i bërë një foto më 5 mars 1936 me administratën e burgut (fotografia ruhet nga familja). Sikur fotoja të mos kishte shënimin se është bërë në burg, do krijohej perceptimi se Kadriu ishte drejtori i burgut. Ky pra ishte burgu i kohës së Zogut.”

Por, nga ana tjetër, historiani dhe studiuesi Auron Tare, ka reaguar duke e quajtur këtë koment si një gjysmë të vërtetë.” Mashtrim me një foto”.

Sipas tij, qëllimi i atij komenti është të ofrojë një tjetër atmosferë kundrejt çështjes se si trajtoheshin realisht të burgosurit në kohën e Zogut.

Për të provuar këtë z. Tare ka publikuar edhe një dëshmi të vetë Kadri Cakranit, botuar për herë të parë.

Auron Tare:

A ka vlere gjysem e verteta? Postimi i meposhtem i nje ish drejtuesi arkivash tregon vazhdimesine e falsifikimit te historise nga ata qe pretendojne se e njohin mire dhe e ruajne ate. Lexoni pershkrimin qe i ben ish drejtuesi i arkives nje foto te Kadri bej Cakranit i cili per pjesmarrjen ne Kryengritjen e Fierit u burgos nga Zogu. Komenti i ish drejtuesit kerkon te na jape nje atmosfere ku te burgosurit e Zogut trajtoheshin jo vetem ne menyre humane por edhe qendronin ne burg me shume si ne nje kamp pushimi. Ne fakt Zogu si politikan shqiptar ishte po aq i ashper sa paraardhesit e tij por duhet theksuar shume me i zgjuar se shume nga drejtuesit e ketij vendi. Diti te ishte edhe i rrepte por edhe tolerant per interesant e pushtetit te tij. Ashpersia qe tregoi nga kundershtareve gjate ketij rebelimi krijoi nje reaksion nga nderkombetaret dhe si pasoje ai e zbuti qendrimin e tij. Megjithate le te lexojme Kujtimet e vete Kadri Bej Cakranit se si e trajtoi Zogu ate dhe familjaret e tij pas deshtimit te Kryengritjes. Duhet thene se kjo Kryengritje qe e trazoi shume Zogun u perball me nje kunderpergjigjie shume te ashper dhe u desh nderhyrja e huaj per te falur disa nga kundershtaret e Zogut nga denimi me vdekje. Nuredin Bej Vlora djali i Ish Kryeministrit Shqiptar te Perandorise Otomane, Ferid Pashes u rrah aq shume ne burg sa preu damaret dhe tentoi vettvrasjen. Ishte nderhyrja e ish gruas se tij amerikane prane Departamentit te Shtetit per ti falur jeten. Me poshte lexoni shenim e vete Kadriut per te kuptuar se cfare falsifikimi vazhdojne ti bejne disa historise sipas interesave politike apo personale per te kuptuar ne se shoqerise sone i mjaftojne gjysem te verteta apo e gjithe e verteta?

Kujtime e Kadri Bej Cakranit ” Operasjoni kish filluar që në Lushnje dhe Zogu vetë me Musa Jukën ishin në hall dhe për këtë kërkonin lajme ç’do tre orë. Komandant Operasjoni kishin vënë Ali Topallin me kompetenca dhe fuqi pa kufi, bile edhe Kryetar i Gjykatës së Krimeve që u ç’pall në moment. Ata ishin në hall, se mos plaste prapë si plasi dhe duhet të kishin mundësi të merrnin informata nga ne dhe filluan rrahjet me kamxhik të parat. Ali Topalli ikte vetëm për bukë në drekë, po nuk lëviste nga burgu. Ulërimat në korridorët e burgut të Fierit, që t’i tregonte shërbimin e Tij Ali Topallit, i bënte drejtori Spiro Mojsiu, një i krishterë i devotshëm, që e morën më vonë dhe në Shtab të tyrej Komunistët. Ai, si njeriu që kishte çelsat, hynte dhe vetë nëpër biruca dhe
të qëllonte që aty, kur ne ishim të lidhur. Këtë e bënte të dukej, po ata që kishin ardhur nga Tirana j’a ndaluan hovin. I thanë se mund të bënte vetëm punën e komandantit dhe të jepte ndihmë, kur t’i kërkonin ata. Në pamje dukej si i egër, po kur bëhej i urtë para atyre duke i nderuar lepe peqe, e dalloje që ishte shejtan budalla, si thotë populli.
Xhandarët që rrihnin me kamxhik ishin të gjithë nga Tirana me porosi të vetë Musa Jukës dhe dihet, të vetë Mbretit. Xhandarët e Fierit u pushkatuan të parët dhe gardjanët i kishin përjashtuar, se nëpër korridore ishin vetëm këta. N’a linin ditë e natë me hekura nëpër duar dhe nuk n’a i hiqnin, vetëm ato minuta që mund të quhej se hanim bukë. Kur futeshin për të n’a marrë në pyetje, ose për torturë në biruca, hynin nga pesë vetë, apo më shumë që t’i tërhiqnin zvarrë të arrestuarit. Në pyetje më kishin marrë nja dy herë, po ata i kishin informatat e sakta se si kishja vajtur tek maqina dhe ishja siguruar se ish vrarë Xhenerali apo jo. Më tërhoqi nga duart e lidhura një xhandar nga këta të korridoreve ku do më çonte për torturë a pyetje, dhe duke qënë se e morrëm vesh se do vdisnim, që i pari Bektash Beu, e tërhoqa me sa fuqi kisha pas vetes. Ai ra dhe të tjerët që aq donin, u sulën duke qëlluar mua me ç’farë të kishin në duar. Ai që ra u çua dhe po i rridhte gjak nga goja, ndërsa njëri iku dhe erdhi prapë me një dhogë në dorë. U fut në të rrahur dhe ai që e rrëzova në fillim, në këtë kohë që po mblidhesha kruspull nga goditjet, dhe në atë moment u ngrita lart, duke e qëlluar me një shqelm sa kishja fuqi, m’u në gjoks. Ai u plas pas derës prej hekuri të qelisë dhe pasi ra, nuk u ngrit më. I shtyja sa kishja fuqi duke i rrëzuar, dhe prapë me shqelme xhandarin e parë që erdhi. Pasi më sollën në birucë, këtë herë e deri në fund hekura më vunë dhe tek këmbët. I toruronin të gjithë vetëm Bektash Benë jo, se kujtonin dhe i gënjente mëndja se do të tregonim që ai ishte që kish organizuar atentatin. Këtë e dinin të gjithë, po donin t’a poshtëronin, duke torturuar ne.
Dihet që Ali Topalli, që kishte ardhur posaçërisht për të ekzekutuar atentatorët, dhe torturonte personalisht Jasharin e xhaxhait, Sulo Beut dhe tani e ndjenim që bëmë gabim që lamë atë për atentatin. Nga dhoma e torturës që nuk ishte larg ulërimat i dëgjonim dhe unë i njihja nga zërat e tyrej. Pas disa ditëve torturë, Jashari u vdiq në duar, se e kishin qëlluar fort në kokë, kështu që ata njerës të Mbretit duhet të jenë kënaqur që vdiq. Ata nuk pushkatonin dot neve, se Mallakastra do ishte minë gati sa të ish gjallë Mbreti. Ali Topalli e kish lidhur Jashar Cakranin për karrige dhe e kishte qëlluar pa pushim me një dërrasë në shpatull. Ai ishte tërbuar nga që Jashari ishte ngritur me gjithë karrige dhe e kish zënë nënë vete Aliun duke e qëlluar me bërryla dhe me kokë në fytyrë. -Atëhere u futën dhe dy vetë të tjerë, po si u ngrit ai i hoqi. Mori atë dërrasën dhe po e qëllontë në kokë pa pushim rreth një orë, deri sa i vdiq në duar. Jasharin e kish mbuluar gjaku nga koka më keq se Xhenerali që vrau dhe më pas e nxorrën me një barrelë, që i nxinte vetëm gjysmën e trupit. Që të mos hiqej zvarrë se mos binte nga vigu, këmbët j’a mbante me mundim një xhandar tjetër, duke u bërë nja pesë vetë, pa të vrarin. Sulo Bej Cakrani vetëm atë djalë kishte dhe ishim gati të vriteshim ne në moment, vetëm Jashari të mos vdiste. E kishin çuar ne spital, që t’a bënin të vdekur dhe të mbyllej puna e atentatit. Mbreti do të kënaqej. Sulo Beu u tha që t’a merrte në shtëpi ashtu të vdekur, e t’a varroste. Ata nuk e lanë, se dilnin përgjegjës dhe kohë më pas i bënë letrat dhe e nxorrën nga burgu.
Ata e bënë këtë që të thoshin se e nxorrëm të gjallë, po Jashari binte në coma. Më vonë n’a thanë se kish shpëtuar gjallë e keq dhe Sulo Beu e kish çuar tek doktori këtu për t’a parë. Doktori e pa dhe i tha xhaxhait se ky është edhe i vdekur, edhe i gjallë, ku gjithë ai trup atleti, herë herë mezi dëgjohet zëmra. E kishin rregulluar të mos tronditej më dhe e kishin hipur në anije pesë vetë me gjithë Sulo Benë. Në Itali i kishin thënë po këtë gjë dhe xhaxhai që m’u dhimbs më shumë se vetja në këtë minutë, qante tek koka e të birit, i gjallë dhe i vdekur”

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!