Kryebashkiaku i qytetit të tretë më të madh të Japonisë po përballet me një reagim publik pasi ai tha se burrat duhet të bënin pazarin dhe jo gratë, ndërsa zyrtarët luftojnë për të parandaluar mbipopullimin e dyqaneve në mes të pandemisë së koronavirusit, shkruan CNN.
Që nga e premtja, Japonia kishte regjistruar 13,100 raste të konfirmuara me Covid-19, përfshirë 330 viktima, sipas ministrisë së shëndetit të vendit. Më 1 mars, Japonia kishte raportuar vetëm 243 raste. Kjo goditje ka parë një sërë kufizimesh të reja të vendosura në të gjithë vendin.
Të enjten e 23 prillit, kryetari i Bashkisë Osaka, Ichiro Matsui tha se burrat do të zvogëlonin përhapjen e mundshme të virusit pasi ata do të kalonin më pak kohë në dyqane.
“Gratë duan një kohë më të gjatë për të bërë blerjet, sepse ata shfletojnë produkte të ndryshme dhe vlerësojnë se cili opsion është më i miri,” u tha Matsui gazetarëve në një konferencë për shtyp.
“Burrat bëjnë pazar për një kohë shumë të shkurtër dhe kjo shmang kontaktin e ngushtë me të tjerët”, përfundoi Matsui.