MENU
klinika

Pandemia e Covid-19

Cakaj “mbledh” faktorin politik shqiptar në Ballkan

14.04.2020 - 13:42

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në ‘Facebook’, bëri me dije se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një numër telefonatash me përfaqësues institucionalë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Luginë të Preshevës. Telefonatat kishin në fokus diskutime mbi masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit intensiv gjatë këtyre ditëve, deri në mposhtjen përfundimtare të COVID-19, në të mirë të shëndetit të të gjithë shqiptarëve.

Telefonatat Cakaj i zhvilloi me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Glauk Konjufca, zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, Kryetarin e Tuzit, z. Nik Gjeloshaj e zv. Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, si dhe me Kryetarin e Bujanovcit, z. Shaip Kamberi, Kryetarin e Preshevës, z. Shqiprim Arifi e Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa.

“Ndonëse në këtë luftë jemi sfiduar të gjithë, së bashku do t’ia dalim pa asnjë diskutim!
Natyrisht, ne do ta ruajmë komunikimin institucional për të qëndruar afër njëri-tjetrit dhe bashkërenduar veprimet sipas nevojave.”- përfundoi reagimin e tij Cakaj.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”