Gjithkush mund të bëj analizat apo parashikimet e tij, por në një gjë do të jemi të gjithë të përbashkët, se bota e ne nuk do të jemi si më parë. Ngjarjet e mëdha tronditin koshiencën kolektive, krijojnë risi e po ashtu shtojnë memorien.
Njerëzimi, edhe kur ka qenë më primitivë në teknologji, telekomunikim apo edhe në forma të tjera që sot i quajmë moderne, ka pasur e përdorur gjithmonë një armë që bëjnë pjesë tek natyra jonë njerëzore, solidaritetit. Ndoshta kjo shprehje shumë herë përdoret në zhargonin e përditshëm pa i thënë rëndësinë e merituar, por në fakt është vetë cilësia njerëzore që e ka ndihmuar të shpëtoj e të mbijetoj, pavarësisht ngjarjeve që kanë përshkruar planetin tonë, Tokën.
Njerëzit kanë dy të cilësi që edhe pse janë gjithmonë të përbashkëta, ato janë po aq kundërvenëse dhe po ashtu justifikojnë po vetë ekzistencën tonë, Dashuria dhe urrejtja. Qenia njerëzore po aq sa dashuron edhe urren e ndoshta më shumë urren. Dashuria ka sjellë paqen, por zakonisht ka ardhur pas një urrejtje të madhe që ka shkaktuar konflikte e luftëra.
Qenia njerëzore ka gjithmonë egon e madhe, por në fund nuk jeton pa të tjerët. Nëse një pasanik do e dërgonin në një ishull të shkretë ku duhet të jetoj vetëm, edhe pse nuk do t’i mungonte asnjë pasuri materiale, me shumë siguri pas një periudhe të caktuar ose të do të vetëvritej ose do të kalonte në çmenduri. Njerëzit kanë krijuar komunitetet e nuk jetojnë pa to edhe pse çdo ditë bëjnë lojën sikur të jetonin të vetëm dhe ndryshe nga të tjerët.
Egoizmi është rritur shumë bashkë me dëshirën me konsumizmin e ndoshta po jetojmë kohën ku mendojmë se ne vetëm jemi të dobishëm dhe të tjerët janë të tepërt. Dukej sikur nuk kishim nevojë për solidaritetin, për komunitetin dhe madje sikur nuk kishim as kohë ta ndanim. U deshtë të ndodhte pandemia e koravirus për të tu bindur se edhe pse me prova kishim vërtetuar se kishim bërë shumë evolucion me jetën tonë e me mjetet, në fakt u dukë qartë se s’kemi bërë asnjë evolucion dhe ju kthyem përsëri solidaritetit që ndoshta e kishim konsideruar primitivë dhe demode. Pra, në këto momente kura më e mirë e jona, nuk janë tanket, satelite, fakti se kemi shkuar në Hënë, makinat e shtrenjta, bizhuteritë e shtrenjta, por solidariteti, nevoja për praninë e tjetër ose për t’i asistuar tjetrit. Kjo do të thotë se sociologët e kohëve të fundit na paskan mësuar gjithcka, por nuk na paskan përsëritur aq shumë sa duhet fjalën solidaritet.
Bota pas pandemisë nuk do të jehtë si më parë dhe kjo është e sigurt, por neve duhet të na interesoj më shumë dëshira për zhvilluar dilemën se si do të jetë ajo? Historia është mesim për të kaluarën dhe leksion për të ardhmen. Duhet t’i kthehemi historisë njerëzore për të kuptuar se si duhet të jetë e ardhmja, pa përjashtuar edhe faktins se ne qeniët njerëzore jemi shumë krijuar dhe improvizues që do të thotë se mund të bën edhe një shtysë me një risi ndryshe nga vazhdimësia.
Kemi plotë rastesh kur Bota ka pasur ngjarje edhe me tragjike se sot dhe ndoshta është momenti që t’i analizojmë ato që të moj lejojmë përsëritjen ciklike të tyre. Kemi “Luftën Madhe” ose ndryshe sic njihet Lufta I Botërore që mori plot jetë njërëzish. Bota njerëzor u përpjet që menjëherë të krijojnë mekanizma që ajo të mos përsëritet duke themeluar “Lidhjen Kombeve” dhe ideatori e nismëtari i saj mbetet presidenti amerikan Uilson. Kriza e madhe e 29, ose depressioni i madh krijoi një tronditje sociale, ekonomike e politike në mbarë Botën. Kjo krizë goditi fshatarët, shtrest e mesme, punëtorët e pavarur, punonjësit shtetëror, tregtarët. Pasojat ishin si: Uria, Varfëria, Papunësia, mosbesimi tek sistemi dhe një rritje e frikshme e kriminalitetit. Më e gotitura ishte Republika e Ëeimarit, që kishte borxhe të mëdha për shkakt të Luftës, por depresioni i madh e goditi akoma edhe më shumë duke krijuar miliona të papunë. Kjo ushtri e madhe e të papunëve dhe mbi të gjitha e të pashpresëve përqafuan idetë e re antistem dhe ndihmuar ardhjen në pushtet të Hitlerit dhe partisë së tij.
Një ngjarje po aq e rëndë dhe ndoshta edhe më rëndë ishte Lufta II e kjo ndër të tjera erdhi për shkak të gabimeve që nuk i rikuperuam nga Lufta II dhe nga natyra njerëzor për dhunë dhe konflikt. Pasojat ishin po aq të rënda dhe ndoshta më shumë dhe të njëjtët që kishin qenë ushtar në të parën u ndodhën të bëheshi ushtar edhe në të dytën.
Europa pas mbarimit të Luftës II, u duk sikur ishte e vendosur për të mos përdorur më luftën si instrument për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por ju rikthye solidaritetit dhe nevojës për të bashkimit e bashkëpunimit e kështu lindën institucionet që ne sot quajmë BE. Gjithashtu Perëndimi dhe mbarë Bota krijuar OKB dhe organizmat që kanë dal nga ajo ose i janë bashkuar asaj. Perëndimi krijoi NATON e “Blloku i Lindjes” formoi “Traktatin e Varshavës”.
Europa e pas luftës kishte nevojë për solidaritet, bashkëpunim, paqe e mbi të gjitha për ndihma serioze ekonomike për tu ringritur.
Shpresa e ngritja më e rëndësishme ishte falë ideve brilante të Sekretarit të Shtetit, Marshallah i cili hartoi dhe njoftoi “Planin Marshallah”, që konsistonte ndihmë për ringritjen e Europës për një shumë prej 14 miliard dollarësh, ku 84% e shumës ishte falas dhe pjesa tjetër kredi të buta me interes të ulët.
Sekretari i Shtetit më 5 qershor 1947 në një diskutim në Universitet të Harvardit bëri publike planin e tij, i cili u implentuar me shumicë nga Kongresi dhe po ashtu edhe pse me skepticizëm u prit pozitivisht edhe nga Europa. Ky plan ishte për të rindërtuar Europën pas Luftës e ishte një plan ekonomik-financiar dhe sipas këtij plani Europa kishte të paktën për tre ose katër vite nevojë për ndihma të mëdha në para, mjete të rëndësisë së parë, makineri dhe instrumente. Madje disa ishuj grek pas lufte kishin mungese për mushka, kuaj apo gomarë e kështu SHBA dërgojnë disa mushka nga Texas nga të cilët grekët u habitën për madhësinë e tyre e po ashtu mund të konsiderohej edhe dështim, sepse mushkat nuk u bindën kurrë e po ashtu nuk u përshtatën me klimën mesdhetare. Megjithatë, ky është një shembull për të kuptuar se sa pranë Europës qëndruan SHBA dhe se po Europa kishte nevojë për çdo gjë. Kushti ishte se Europianët do të blenin vetëm makineri amerikane dhe po ashtu prodhimet e tyre do t’i shisnin vetëm dhe për tregun amerikan.Konkluzioni është se Plani Marshallah e ndihmoj Europën të rindërtohej e të ringrihej, po ashtu amerikanët pushtuan tregun botëror dhe patën të ardhura të mëdha ekonomike.
Sot për shkak të pandemisë, por momentin kemi një krizë shëndetësore, sepse shumë sisteme shëndetësor janë në situatë kolapsi edhe pse kishin menduar se janë ndër më të mirat në Botë. Kemi humbje jetë njerëzit e mbi të gjitha kemi një tronditje të psikologjisë njerëzor, ku pasiguria dhe frika janë dilemat e përditshme dhe po i shërojmë duke ju kthyer solidaritetit njerëzor si arma më primitive, por me e dobishme që nuk del kurrë nga moda dhe nga nevoja.
Kush do të jetë pasoja e kësaj pandemie:
1- krizë ekonomike
Më së shumti do të gotiten ndërmarrjet e vogla e të mesme. Kemi thuajse një azerim të transporteve si dhe mungesë likuiditeti. Kjo do të krijoj një ushtri të konsiderueshme të papunësh dhe po ashtu mundësi reale për destabilitet
2- krizë sociale e krizë politike
Do të dështojnë e do të rrëzohen shumë qeveri nëpër botë. Disa do të largohen vetë si dështuara e disa të tjera do të largohet nga konflikte sociale. Do të lindin njerëz që përmes propagandës do të bëjnë thirrje për modele të reja sociale e politike e do të rritet kështu më shumë populizmi e pas kësaj rritje do të ketë mundësi reale që të përsëriten diktaturat e masave ose do të krijohen modele të reja diktaturave. Dorëheqja e ministrit të financave të Gjermanisë është këmbena e parë e një procesi që do të jetë i shpejtë dhe do të ketë pasoja jo të këndshme. Nëse pas depresionit të 29, diktaturat mbeten në nivele kontinentale, e ndërsa sot për shkak e zhvillimit të teknologjisë rrezikohen që modelet e reja diktatoriale të bëhen modele globale.
– Rënie të qeverive të zgjedhura demokratikisht
Shumë qeveri demokratikisht të zgjedhura, për shkak se nuk do të jenë në gjendje të përballojnë pasojat ekonomike e do të rrëzohet duke u zëvendësuar nga diktaturat e masave me pretime demagogjike.
Rezultati final do të jetë rrezikimi i formave demokratike që kemi krijuar me shumë mund në dy shekujt e fundit. Akoma më e frikshme në Europë është fakti se pikërisht BE që ishte pasoja e luftës dhe shpresa e paqes mes popujve, në këto momente është në një situatë të vështirë e thuajse nuk ekziston për të përballuar në mënyrë kolektive situatën e shkaktuar nga pandemia.
Sa më shumë e dobët do të jetë BE aq më shumë shtetet do të kthehen tek sovranizmi dhe tek masat individuale e kjo do të krijonte një hapësirë të madhe për populizmat dhe për lindjen e formave të reja diktatoriale.
Është emergjente që BE të reagoj dhe po ashtu është emergjente krijimi i një plani të ri ose të ngjashëm me atë Marshall. Është urgjente bashkëpunimi i SHBA me vendet dhe është esenciale rikthimi i boshtit Euro-Atlantik. Pas pandemisë do të kemi thuajse një situatë “tabula raza” të transporteve ndërkombëtare dhe SHBA e vendet europiane duhet të jenë të gatshme e duhet të luftojnë për t’i rifituar ato dhe bashkë me to me mbrojtur modele demokratike që kemi krijuar e mbrojtur me çdo kusht.