MENU
klinika

Zona më e prekur nga koronavirusi

Conte viziton Lombardinë: Nuk janë kushtet për rikthim në normalitet

27.04.2020 - 19:51

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka vizituar mbrëmjen e sotme zonën e Lombardisë, zona më e prekur nga koronavirusi.

“Të gjithë shpresuan të kthehen në normalitet së shpejti, por nuk ka kushte për t’u rikthyer në normalitet. Ne duhet ta themi qartë dhe me zë të lartë”, theksoi ai.

Conte mbërriti në Lombardi në mbrëmje dhe kjo është hera e parë që Kryeministri viziton rajonin që nga fillimi i urgjencës së epidemisë.

Ai ndaloi së pari në prefekturën e Milanos, ku tha gjithashtu: “Ne po bëjmë shumë sakrifica, kjo nuk është koha për të hequr dorë. Nuk mund të ketë liri për gjithçka. Kjo qeveri nuk kërkon konsensus, ajo dëshiron të bëjë gjërat e duhura edhe nëse kjo mund të mos kënaqte qytetarët“.

Në përgjigje të kritikave se pse ai nuk nuk vizitoi Lombardinë, Conte u përgjigjet: “Prania ime këtu në Lombardi do të kishte krijuar një pengesë në fazën më të mprehtë të urgjencës shëndetësore“.

Kryeministri insiston në konceptin se duhet bërë ende një përpjekje: “Le të mos hedhim të gjitha sakrificat e bëra në det“, thotë ai.