MENU
klinika

"Deri tani strategjia ka qenë e suksesshme"

COVID-19/ Manastirliu: Kemi porositur 30 mijë teste

06.04.2020 - 15:48

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi në një intervistë për News24 se nga Shqipëria janë porositur 30 mijë teste të reja për COVID-19.

Duke iu referuar kërkesave të opozitës për rritjen e testimeve ajo tha se nuk ka mungesë por se ka një strategji të përcaktuar nga ekspertët.

“Nëse nuk do kishim teste nuk do bënim çdo ditë dhe nuk do kishim zbuluar vatra të tjera.  Jemi duke vepruar punën çdo ditë. Stoku i tamponëve rritet, nuk kemi pasur mungesë. Sa i përket strategjisë së testimit bëhet nga ekspertët. Deri tani strategjitë ka qenë e suksesshme. Këtë po e thotë dhe OBSH. Një strategji që është e orientuar drejt rasteve të dyshuara dhe izolimit të kontakteve. Po bëhet një punë shumë e madhe në terren, sa i përket gjurmimeve dhe testimit të çdo raste. Kemi porositur 30 mijë teste të reja. në bashkëpunim me OBSH janë në procesim e sipër sipas procedurave nëpërmjet fondeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe do vazhdojmë të porosisim sepse është një strategji e qartë për ne, dhe sa i përket testimeve dhe kapaciteteve në spitale”, deklaroi Manastirliu.

Sipas saj, OBSH është shprehur disa herë që Shqipëria ka marrë masat e duhura në kohë sa i përket strategjisë së kufizimit të virusit, duke izoluar, karantinuar dhe orientuar masa të shpejta dhe efikase.

“Nuk do të thotë që edhe pse nuk patëm një kurbë të lartë i dedikohet një fati që na kishte rënë ne, por përkundrazi masave të marra në kohë dhe këto masa duhet të respektohen nga të gjithë. Është një virus që ishte i panjohur dhe ka më shumë të panjohura se të njohura”, tha ministrja.