Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë përditësimin e të dhënave të COVID-19 në Kuvend ku ka thënë se numri tashmë ka shkuar në 773 të infektuar kurse të shëruar 470.
Manastirliu thotë se janë 272 pacientë aktivë me COVID-19 dhe kjo tregon se epidemia është ende aktive në Shqipëri por po kryhen gjurmime 24 orë të kontakteve të afërta.
Më tëj ajo tha që me faljen e gjobave që miratohen sot nga Kuvendi, edhe ndryshimet në Kodin Penal mos afektojnë menjëherë qytetarët por të ketë një ndërgjegjësim për këto ligje.
“Masat kanë dhënë rezultat për mos pasu indicident në grupet e riskuara. Nga gjithë kjo fazë nuk kemi shkuar ende në fund të saj por tek grupet e riskuara kemi bërë përpjekje maksimale. Qoftë të moshuarve, grupeve vulnerabël apo mjekët dhe infermierët. Ne sot kemi 272 persona aktivë ndër 773 raste pozitive 470 të shëruar.
Do të thotë që jemi ende në fazë aktive të epidemisë. Edhe pse po bëjmë hetime aktive aty ku ka vatra. Sot konstatojmë 100 vatra aktive kryesisht familjare dhe në punë. Por në terren po bëjmë gjurmim pa ndërprerje 24 orë të ditës që të ndërpresim zinxhirin e kontakteve. Kjo punë nuk shquhet nga të tërë por puna që po bëhet është fantastike e mjekëve, infermierëve, urgjencës. Jo të gjithë ja kanë dalë me sukses në këtë situatë.
Faze e parë ka kaluar. Jemi drejt rihapjes. është konsultuar me ekspertë të huaj dhe vendas. Nuk duhet të ulim masën e distancimit social. Duhet të matemi për masat menjëhershme. Janë hapur disa biznese për të vlerësuar në 2-javëshin që vijon kurbën epidemiologjike, rastet në spitale dhe në gjithë ato struktura të sistemit që afektohen nga rihapja.
Për të mundësuar qytetarët që në fazën e epidemisë kanë pasur masa administrative t’i falen ato. Pra të gjitha masat në Kodin Penal mos afektojnë menjëherë qytetarët. Ndërgjegjësimi që bëhet nëpërmjet Kodit Penal mos afektojë menjëherë qytetarët. Propozojmë që autoritetet kontraktorë të referon drejt Agjencisë së Blerjes së Përqëndruar.”– tha Manastilriu.