MENU
klinika

Mjekët: Gjurmim i kontakteve, jo rritje të numrit të testimeve

COVID-19/ Rama në telekonferencë me Komitetin Teknik

03.04.2020 - 19:11

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një telekonferencë me komitetin teknik për Covid-19, ndër ta edhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe Drejtorin e Urgjencës, Skënder Brataj.

Një nga temat e në fokus ishte edhe strategjia e testimeve për identifikimin e të prekurve nga koronavirusi.

Në nisje të takimit Rama pyeti drejtorin e Urgjencës për gjendjen e tij shëndetësore, pasi rezultoi i prekur me Covid-19. Ai tha se thuajse e ka kaluar tashmë sëmundjen dhe pret përgjigjen e testit.

Skënder Brataj: Jam më mirë më ka mbetur pak kollë, pres tamponin dhe të kthehem në frontin e luftës.

Edi Rama: Ne të presim por mos u ngut, pastaj të vish në vijën e frontit. Kjo është hera më e vështirë e asaj që ba bërë urgjenca kombëtare, ndaj jemi mirënjohës, nuk të donim të plagosur.

Strategjia e testeve, Dr.Silva Bino:

Masat e distancimit social, distancimit fizik, se nga pikëpamja sociale ne jemi shuëm të lidhur, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në tkurrjen e kurbës. Këtu luan një rol shumë të rëndësishëm gjurmimi, testimi. Ne i kemi hetuar të gjitha kontaktet, dhe ne kemi mesatarisht për një person 15 kontakte, e cila mund të shkojë edhe më shumë ndonjëherë.

Dr.Albana Fico: Përshëndetje: Ashtu siç tha edhe Silva, askush që ka pasur nevojë nuk i ka munguar testimi. Gjurmohen të gjitha rastet larg personit të dyshuar dhe me test pozitiv, përsa i përket rritjes së numrit të testimeve, unë nuk mendoj që duhet të jetë një qëllim më vete. Rritja e rasteve pozitive është e qëndrueshme.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”