MENU
klinika

525 të vdekur dhe mbi 4300 të infektuar

COVID-19/ Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit në Itali

05.04.2020 - 17:42

Situata e krijuar nga koronavirusi në Itali është përmirësuar dy ditët e fundit, pasi numri i viktimave është më i vogël se ditët e tjera.

525 të vdekur janë raportuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 15.887 numrin e viktimave nga COVID-19, ndërsa janë shtuar edhe 4316 raste të tjera me koronavirus.

Numri total i të infektuarve në Itali është 128.948, që e bën vendin e dytë më të prekur nga COVID-19, pas SHBA-ve, por ka numrin më të madh të viktimave.

Ndërkohë ka arritur në 21.815 numri i të shëruarve.

Në total shteti fqinj ka kryer 691.491 teste, ndërsa janë marrë masa shumë shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!