MENU
klinika

Shkencëtari francez i bindur

Covid-19 vetëm një virus i radhës

01.04.2020 - 09:28

Në mesin e epidemisë së COVID-19 , mjeku antikonformist nga Marseja nxjerr librin e tij: “Epidemitë, rreziku i vërtetë dhe lajmet e rreme”.

Didier Raoult , risjell historinë e koronavirusit, gjithashtu dhe polemikat aktuale mbi kërkesën e tij për përdorimin e ilaçit Chloroquine.

Profesorit marsejez, Didier Raoult, të cilit iu desh kohë të dëgjohej në nivel kombëtar, për përdorimin e ilacit kundër malaries ‘Choloroquine’ kundër koronavirusit të ri, tashmë zgjidhja e tij kundër COVID-19 është në vëmendjen dhe diskuret e shumë shteteve përshi linjën zyrtare të Parisit.

Në një libër që del në shitje këtë javë, mjeku kontrovers që drejton Repartin e Infektologjisë në Spitalin La Timone të Marsejës, bën një përditësim të gjithë situatës mbi pandeminë.

Ai merr rolin e tij prej mësuesi për të na shpjeguar, se çfarë është koronavirusi, dhe në çfarë na shqetëson, gjithashtu. Në librin e tij, ai ka shpjeguar qëndrimet e tij edhe mbi kolerën dhe tifon.

Ai mundohet të shpjegojë, përse qasja që ai ka kundër koronavirusit nuk është konsideruar nga autoriteti shëndetësor publik. Dhe në fund, ai bën një qasje filozofike dhe kuazi-politike të shoqërisë, ashtu si e tregon në titullin e librit ‘Le Vrais Danger – Rreziku i vërtetë’ dhe ‘Fausses Alertes -Paralajmërimet e rreme’ që çorodisin realitetin .

Mbi ilaçin kundër malaries ‘CHLOROQUINE’

Le të kujtojmë që megjithë këto ‘dramat’ e njëpasnjëshme, rreth virusit të ri respirator, vdekshmëria nga infeksionet respiratore ka ardhur gjithmonë duke u ulur.

Nga të dhënat që kemi, infeksionet respiratore bakterologjike ose virale, para 30 vjetësh kanë qenë shkaku i vdekjes së 4.5 milionë njerëzve në vit, aktualisht ato vrasin rreth 2.6 milionë njerëz në një vit.

Kjo ulje spektakolare e numrit të vdekjeve në një vit, vjen si pasojë e përmirësimit të higjenës, apo përdorimit të antibiotikëve që zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve vdekjeprurëse. Por edhe për shkak të vaksinës së Pneoumokokut tek fëmijë e vegjël, që mbron gjithashtu edhe më të moshuarit. Dramat suksesive të viruseve, janë shoqëruar me rritje dramatike te jetëgjatësisë.

Shpejtësia e reagimit të kinezëve në menaxhimin e epidemisë ishte mahnitëse. Në veçanti zhvillimi i molekulave anti-Inflamatore. Ata mundën të tregojnë që CHLOROQUINE, ilaci më i rekomanduar në botë, të ishte trajtimi dhe parandalimi më i mirë kundër koronavirusit. Fakt ky që e bën koronavirusin, një infeksion respirator nga më të thjeshtët për t’u parandaluar dhe për t’u trajtuar.

Koronavirusi kinez

Koronavirusi kinez, u shfaq për herë ta parë ne Wuhan, ku u shfaq një epidemi pneumonie. Do rikthehemi në strategjinë e sjelljeve të kinezëve që nga epidemia e SARS-it, që u mundësoi atyre të zbulojnë virusin korona, të testojnë ndjeshmërinë e tij ndaj anti-inflamatorëve dhe të zbatojnë teknika diagnostikimi në kohë rekord.

Në çdo rast ku ka pasur treg ku shiten të gjitha kafshët që janë të destinuara për konsum, në të cilat bëjnë pjesë dhe lakuriqët , jane shfaqur pneumoni, prej të cilave disa të rënda, ndonjëherë dhe vdekjeprurëse, në veçanti tek moshat e vjetra, dhe tek njerëzit me patologji të tjera.

Përshkrimi histerik i këtij virusi nga Kina, siç e dimë me një numër të lartë të vdekshmërisë në fillimet e tij, shkaktoi një histeri në të gjithë botën, por numri i të vdekurve në raport me të prekurit do të ulej në ditët në vijim. Është fenomen i përgjithshëm.

Vdekshmëria e lartë e shfaqur fillimisht, është si rezultat i testimeve të rasteve të rënda në fillim. Duke testuar vetëm rastet e rënda në fillim, numri i vdekjeve është i lartë, por duke u zgjeruar testimi në masë, numri i vdekjeve ulet.

Në janar të vitit 2020, vetëm Kina kishte të vdekur nga koronavirusi dhe specifikisht Wuhan-i ishte me një përqindje vdekshmërie 5.6% të të prekurve kurse pjesa tjetër e Kinës 0.5%. ǒka do të thotë që do të arrijë me shumë mundësi shifrat e gripit normal me vdekshmëri në 0.1%.

Për sa i përket përhapjes, është caktuar nga numri i njerëve të infektuar. E sigurisht , kjo mënyrë e shpjegimit të përhapjes nuk është e arsyeshme. Është një mënyrë e shpjeguarit në matematikë te fenomeneve shumë komplekse, gjë e cila nuk është qartësuese.

Nga shkaqet e përcjelles të sëmundjes, janë njerëzit. Por njerëzit nuk e përhapin sëmundjen njëlloj. Disa prej njerëzve janë super-ngjitës, fëmijët psh, jane më përcjellësit por më pak të sëmurët. Mosha e vjetër, jane më të sëmurët por më pak përcjellës. Parjashto imunodeficentët që kanë multiplikacione virale të përhershme.

Një nga bashkëpunëtorët e mi, këmbëngul në faktin se ndryshimi i rëndësishëm midis kinezëve dhe europianëve, është se kinezët pështyjnë në tokë. Rreziku i përhapjes nëpërmjet pështymës është i jashtëzakonshëm.

Kjo situatë epidemike ndoshta nuk do të përhapej jashtë Kinës, por duhet të jemi të vetëdijshëm se infeksionet respiratore janë sëmundje të eko-sistemit. Kjo situatë epidemiologjike mund të mos jetë e riprodhueshme jashtë Kinës.

Gjithmonë mbani mend se sëmundjet infektive janë sëmundje eko-sistemi. Vizioni Pasteurian, një mikrob, një njeri, janë koncepte interesante por ato datojnë nga shekulli XIX, dhe shpjegojnë vetëm një pjesë të vogël të gjërave. Ka ndryshueshmëri tek mikrobet, numri i mikrobeve, mbartësi, rrugët e transmetimit, madje edhe në sëmundjet ndër-humane. Kjo do të thotë që ne nuk mund të zgjasim epidemiologjinë e asaj që ne shohim në një vend në pjesën tjetër të botës.

Historia e gjatë e koronaviruseve

Koronaviruset (nga latinishtja corona – kurorë) janë një familje shumë e madhe e viruseve që i detyrohen emrit të tyre për faktin se ata duket se kanë një kurorë. Këto janë viruse shumë të zakonshme që prekin si zogjtë ashtu edhe gjitarët, dhe disa prej tyre kanë një transmetim nga njeriu tek njeriu.

Këto të fundit janë të shpeshta, vrasin herë pas here, por injorohen plotësisht nga shtypi dhe shumica e autoriteteve shëndetësore në botë. E cila është me të vërtetë e çuditshme, sepse koronaviruset janë shkaku i tretë i infeksioneve virale respiratore.

Këto viruse kanë dallimin e të qenurit lloji më i madh i viruseve të ARN-së dhe për këtë arsye shfaqin mutacione të shpeshta. Këto janë viruse të cilat prej kohësh dihet që japin infeksione frymëmarrjes së sipërme, veçanërisht bronkit dhe diarre

Historia e tyre fillon në vitin 1965 kur Tyrrel dhe Bynoe identifikuan një virus të marrë nga një fëmijë me të ftohtë. Ky virus u quajt 229E. Disi më vonë, Macintosh, me rastin e një mostre frymëmarrjeje, gjeti një tjetër virus shumë të afërt, i cili, do të quhej OC43, dhe menjëherë pas kësaj do të zgjidhej emri Koronavirus për të emëruar këtë familje.

Ata janë njohur që nga viti 1967, por diagnoza e tyre u vështirësua nga fakti se vetëm kultura e gjenezës së tyre e lejonte ta bënte këtë. Vetëm në kohën e diagnostifikimit molekular, kohët e fundit, roli i tyre i vërtetë mund të fillojë të vlerësohet .

I treti që u zbulua në një patologji njerëzore ishte virusi SARS, i identifikuar në 2003 dhe që siç e kemi parë, do të shkaktonte 880 vdekje para se të ndalej befas në verën e vitit 2003 pa u rishfaqur kurrë.

Koronavirusi arabo-saudit, MERS-corona, u gjet në vitin 2012 kur një pacient u shtrua në spital në Jeddah. Dhe së fundi koronavirusi nga Kina u izolua në vitin 2019.

Pra, siç kemi parë, SARS mbeti në thelb i kufizuar në Lindjen e Largët, përveç një epidemie misterioze të eksportuar në Toronto, e lidhur me një person që udhëtonte nga Hong Kongu në Toronto, kushtet e menaxhimit të vendosura pas fillimit të epidemisë (veshja, maska, doreza dhe uniforma) bënë të mundur ndalimin e transmetimit brenda spitaleve të qytetit. Në lidhje me MERS koronavirus, pati gjithashtu një histeri botërore me rrezikun e transmetimit të këtij virusi jashtë fokusit të tij fillestar.

Në realitet, është në thelb një zoonozë (transmetim kafshë-njeri-kafshë) e lidhur me devenë që e bart atë. Nuk dihet pse deveja bartëse dha raste në Arabinë Saudite dhe jo në zonat përreth ku devetë janë gjithashtu bartës të virusit, gjë që sugjeronte se ekziston një pritës i ndërmjetëm.

Pasi shkova atje, hipotezova që babuinët, që janë jashtëzakonisht të shumtë në Arabinë Saudite dhe që frekuentojnë devete dhe jetojnë në zona peri-urbane brenda grupeve të një madhësie mjaft të pabesueshme (disa qindra kafshë), mund të kenë qenë këta pritës të ndërmjetëm.

Kjo duhet të na kujtojë disproporcionin midis rreziqeve të deklaruara dhe rreziqeve reale, dhe rrezikut të parashikimeve alarmiste. Në këtë drejtim, duhet të theksohet se këto episode të etheve do të kenë bërë që disa vende, përfshirë Kinën, të instalojnë porta për zbulimin e temperaturës për të testuar pacientët me ethe për të parandaluar ata që të transmetojnë një sëmundje në vendet në të cilin arrijnë.

Fake News (Lajmet e rreme)

Rreziku që koronavirusi kinez të ndryshojë statistikat e vdekshmërisë franceze ose botërore është zero. Ekzistojnë disa elementë në këtë disproporcion midis realitetit dhe zhurmës: Frika nga sëmundjet e reja, interesi i laboratorëve që shesin antiviralë (Gilead bëri një rritje spektakolare të tregut të aksioneve), interes për ata që prodhojnë vaksina si një masë paraprake ( megjithëse nuk dihet nëse sëmundja do të jetë akoma brenda një viti), ata që kanë lumturinë të ndodhen në një televizion si ekspertë virtualë, ata që japin vlerësime nga frika, dhe ata që e shohin veten si shpëtimtarë engjëj.

Kjo ngjarje do të ketë konfirmuar për mua se ka më shumë të vërteta në rrjetet sociale dhe se etiketa ‘lajme të rreme’ është nganjëherë arma e dëshpëruar e disa mediave për të vazhduar të ekzistojnë.

Një nga videot e mia u etiketua përkohësisht si ‘fake neës” nga kryeredaktori i gazetës ‘Le Monde’, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë Franceze.

Unë kisha shpërndarë informacione nga autoritetet kineze për përdorimin e një ilaçi për të cilin kam folur tashmë dhe që e dimë mirë (chloroquine dhe hidroksilklorina e derivuar e tij), për efektivitetin e tij në studimet paraprake në 100 raste, konfirmuar nga një komunikim i shkurtër dhe në një konferencë për shtyp nga profesori Zhong, një autoritet kinez i njohur në të gjithë botën.

Kjo ngjalli reagime të dhunshme, të cilat kërkuan që të tërhiqja komunikimin tim dhe madje mora kërcënime anonime për të cilat u ankova.

Është gjithnjë e më e vështirë të dish se për çfarë po flasim dhe për këtë ne kemi krijuar një faqe informative javore në Youtube me titullin ‘On a le droit d’etre intelligent – Ne kemi të drejtën të jemi inteligjentë’

Frika nga vdekja

Situata e epidemive aktuale dhe pseudo-epidemive pasqyron sjellje shumë të thellë te njerëzit. Historia është plot frikë nga fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë, dhe Bibla jep shumë shembuj. Përballë të pashpjegueshmeve, përballë brutalitetit të fenomeneve, hipotezat ishin në atë kohë më tepër fetare ose bazoheshin në sjelljen fajtore të njerëzve.

Kohët e fundit, Baudrillard, në vitin 1970, na lejoi të kuptojmë se një pjesë e përtacisë ushqehet nga frika e vdekjes dhe fatkeqësive, ndërsa meteorologjia (si një përtëritje e adhurimit të Diellit) pushton pjesë tjetër të informacionit tonë pasiv të marrë nga media.

Qëndrueshmëria e sjelljeve fetare dhe frikës fetare, si me magji, u raportua mirë nga Mircea Eliade në traktatin e saj për historinë e feve, e cila tregon se, në forma të ndryshme, temat kryesore të frikës dhe sjelljeve fetare nuk kanë ndryshuar.

Parodia

Në shoqëritë tona, ka role të ndryshme:

Roli i atyre që bëjnë kërkime ose zbulojnë gjëra, roli i atyre që menaxhojnë dhe roli i atyre që transportojnë informacionet. Me përshpejtimin e kohës që shohim si në informacion, ashtu edhe në menaxhim, menaxherët janë të vendosur për periudha të shkurtra kohe që i nënshtrohen zgjedhjeve të përsëritura, siç e kam thënë tashmë.

Ka gjithnjë e më shumë konfuzion midis fuqisë vendimmarrëse, pushtetit ekzekutiv dhe fuqisë së katërt, asaj të shtypit.

Sidoqoftë, nëse është e natyrshme që shtypi të ngrejë alarmin, nuk është e natyrshme që njerëzit që udhëheqin, politikanët, të jenë të së njëjtës natyrë dhe të kenë të njëjtin lloj reagimi. Menaxhimi kërkon marrjen e kohës së nevojshme, por sot bëhet e padobishme pasi pasojat e veprimeve të menaxherëve nuk do të impenjohen drejtpërdrejt për ta, ata do të vijnë më vonë dhe do të mbyten në informacione të reja.

Ky bashkim midis mediave dhe vendimmarrësve mund të vëzhgohet, praktikisht nga martesa ose nga transferimi, nga një profesion në tjetrin, një ministër që sillet si animator, një animator që sillet si ministër.

Kjo paraqet një problem të vërtetë, i cili dëmton balancën e forcave. Përveç kësaj, libri tjetër i Jean Baudrillard, ‘Simulacres et Simulation – Paroditë dhe Parodizimi’, parashikoi krijimin e një bote të re dixhitale.

Në këtë botë që Baudrillard e quan ‘Hiper Reale’, qëndrim që shërbeu si frymëzim për filmin ‘Matrix’, në fakt, realiteti dixhital nuk ka më asnjë lidhje me realitetin fiziko-kimik, ashtu si në librin ‘Simulacres’ të Philip K. Dick, ku politikanët janë simulacra, holograme dhe robotë.

Kështu që, shkëputja totale e realitetit të vëzhguar me realitetin e raportuar është një problem që po bëhet i madh.

Është gjithnjë e më pak një amplifikim, por një shtrembërim i realitetit.

Kur një informator shumëfishon me 20 një rrezik vdekshmërie dhe pjesëton me 100 një rrezik tjetër, ne nuk jemi më në një ekzagjerim, por në një botë tjetër. Dhe kjo po ndodh aktualisht.

Vetë shifrat reale bëhen të pakonsiderueshme kur nuk konfirmojnë teorinë mbizotëruese.

Në praktikë, nuk ekziston vërtet një zgjidhje, përveç që teknologjitë e reja të lejojnë ekzistencën e një fuqije të re, e cila pasohet nga një komunikim i pafiltruar. Mund ta shohim këtë në fushën shkencore.

Ekziston censura ‘de facto’ e artikujve që nuk janë pjesë e rrjedhës së përgjithshme të mendimit teknik, por shumë media po krijohen dhe po zhvillohet dërgimi i artikujve direkt në faqet pa filtra para fillimit të botimit.

Ka 20 viruse të lidhura me infeksione të frymëmarrjes që qarkullojnë nëpër botë. Ndoshta koronavirusi kinez do të bëhet njëzet e një, as më shumë e as më pak serioz, mbase do të zhduket në çast ose përfundimisht, mbase do të mbetet i kufizuar në një eko-sistem specifik, si koronavirusi Arabisë Saudite (korona MERS).

Koha do ta tregojë.