MENU
klinika

Nga tregjet e shumicës, te hotelet dhe...

Del lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga dita e hënë

18.04.2020 - 10:27

Qeveria ka publikuar listën e të gjitha bizneseve që do të lejohen që të hapen duke filluar nga dita e hënë në fashën orare 05:00-17:30 apo me turne.

Por cilat janë bizneset që do të lejohen që të hapen? Në listën e atyre që do të hapen janë sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës. Ndërkohë që përsa i përket sektorit të pakicës do të vijojnë që të jenë të hapura ushqimoret, fruta perimet, elektroniket, karburantet, bojrave dhe xhamit në dyqane të specializuara, elekroshtëpiake, etj.

Gjithashtu pas më shumë se një muaji mbyllur, do të lejohet hapja e hoteleve dhe strukturave të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampinge dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi. Gjithashtu nga hapja graduale përfitojnë aktivitetet e organizatave fetare. politike dhe të tjera.

Vlen të theksohet se transporti do të vijojë i pezulluar për njerëzit, ndërsa lejohet vetëm i mallrave. Po ashtu as lokalet dhe restorantet nuk do të hapen. Qendrat tregtare do të vijojnë të mbyllura. Ndërkohë që pavarësisht vendimit për lejimin e aktiviteteve fetare, politike apo të tjera, nuk do të lejohen grumbullimet. Por cfarë tha kryeministri Edi Rama dje?

Ai u kujtoi administratorëve detyrimin që të respektojnë protokollin e sigurisë rregullave të përcaktuara për punonjësit në të kundërt do të gjobiten sipas masave të Kodit Penal që u miratua.

“Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 05:00-17:30 apo me turne, të gjitha ata kategori të lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në cdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave” tha Rama.

Këtu gjeni listën e plotë të bizneseve që do hapen!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN