28.04.2020 - 08:32
Pas apelit të qytetarëve dhe tregtarëve edhe në tregun e Vlorës janë marrë masat e nevojshme kundër koronavirusit.
Si në shumë tregje të tjera të vendit edhe këtu është vendosur tuneli i dezinfektimi, ku të gjithë qytetarët në fillim duhet ti nënshtrohen këtij procesi më pas të futen në treg.
Po ashtu i gjithë tregu është rrethuar dhe është strukturuar në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë kontakt mes konsumatorëve dhe tregtarëve.