MENU
klinika

Procedura/ Si vlerësohet pasuria?

Udhëzimi i Financave: Dhurimi i pronës, pa taksa

11.04.2020 - 11:39

Ministria e Financave ka bërë me dije detajet se si mund të realizohet dhurimi i pronës apo truallit midis familjarëve pa paguar tatimin mbi të ardhurat në masën 15 për qind. Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve që mund të jenë bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë dhe anasjelltas.

Ndërkaq, vlera e banesës dhe/ose truallit të dhuruar ose të përfituar nga heqja dorë e pasurisë brenda lidhjes gjinore në familje, për qëllime të llogaritjes së të ardhurës personale të përjashtuar nga tatimi, është çmimi minimal fiskal i përcaktuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, në momentin e dhurimit.

Nëse çmimi i banesës apo truallit të regjistruar në regjistrin kadastral sipas aktit përkatës noterial në momentin që është blerë apo përfituar kjo pasuri nga dhuruesi, është më i madh se çmimi minimal fiskal në momentin e dhurimit/heqjes dorë nga pasuria, atëherë vlera e banesës/truallit është vlera sipas aktit të regjistruar në regjistrin kadastral. Udhëzimi qartëson se kjo e ardhur nga dhurimi brenda lidhjes gjinore për banesën dhe/ ose truallin, është e përjashtuar vetëm një herë për një përfitues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja deri kur mund të bëhet vetëdeklarimi!

Një datë e re për taksën e pronës