MENU
klinika

Kush e zëvendëson?

Dorëhiqet kreu i Bashkisë Durrës

23.04.2020 - 08:40

Bashkia e Durrësit mbetet serisht pa një kryetar, pasi Zhuljen Varfaj, kryetari i komanduar është dorëhequr për arsye shëndetësore.

Sipas burimeve, në bashki gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për ‘BalkanWeb‘ se Varfaj nuk do të qëndrojë as në pozicionin e zëvendëskryetarit, ndërsa pritet që ky ndryshim të konfirmohet zyrtarisht nga bashkia. Ai e mori këtë detyrë në datën 1 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit.

Po sipas të njëjtave burime, siç është paralajmëruar dhe më herët, pritet që në krye të bashkisë Durrës të zgjidhet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zv. kryetare e Bashkisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si goditën tërmeti dhe virusi pikën e fortë të qytetit?

Durrësi në kohën e pandemisë