MENU
klinika

Brukseli i refuzoi propozimet për program shkencor kundër COVID- 19

Dorëhiqet shkencëtari kryesor i BE-së

08.04.2020 - 08:59

Shkencëtari kryesor i Bashkimit Evropian dha dorëheqje, duke dënuar, siç tha, përgjigjen “zhgënjyese” të Brukselit ndaj pandemisë së koronavirusit.

Mauro Ferrari, president i Këshillit Evropian të Kërkimeve, e kritikoi BE-në për refuzimin e propozimit të tij për të krijuar një program shkencor, të shkallës së gjerë, për luftimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Në një deklaratë të publikuar në gazetën Financial Times, Ferrari po ashtu tha se shtetet anëtare kanë dështuar të koordinohen për politikën e kujdesit shëndetësor. Komisioni Evropian nuk e ka komentuar ende dorëheqjen e Ferrarit.

Italia dhe Spanja – të dyja vende anëtare të Bashkimit Evropian – kanë numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë: 17,127, përkatësisht 14,045. Mbi 10,000 viktima ka edhe Franca./REL

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri