Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se koronavirusi është shumë larg nga përfundimi i tij që nënkupton se dita kur ky virus do të zhduket është shumë larg.
Ai tha se Organizata Botërore e Shëndetit vazhdon të shqetësohet për rritjen e tendencave në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Latine dhe disa vende të Azisë.
“Si në të gjitha rajonet, rastet dhe vdekjet nuk raportohen në shumë vende të këtyre rajoneve, për shkak të aftësisë së ulët të testimit,” tha Tedros.
“Ky virus nuk do të mposhtet nëse nuk jemi të bashkuar, nëse nuk jemi të bashkuar, virusi do të shfrytëzojë çarjet midis nesh dhe do të vazhdojë të krijojë shkatërrim. Jetët do të humbasin, “shtoi Tedros.