MENU
klinika

COVID-19, reagon Sassoli

‘Duhet solidaritet i madh në BE, qeveritë të ulin tonet’

18.04.2020 - 11:00

“Në këto momente jemi në një situatë shumë të vështirë. Në Europë kemi nevojë për solidaritet të madh, bashkëpunim dhe punë të përbashkët midis qeverive evropiane”

Kështu ka thënë Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli për situaten e krijuar nga koronavirusi, duke shtuar:

“Kjo është arsyeja pse ftoj të gjithë qeveritë Europiane të ulin tonet e debateve dhe të vazhdojmë me përpjekje dhe vullnet të përbashkët, sepse sot është vërtet në diskutim jeta e gjithkujt”- ka përfunduar ai.

Deri më sot në Europë ka 91 978 të vdekur nga koronavirusi. Shtete më shumë të prekura janë Italia me 22 172 të vdekur, Spanja me 19 130 të vdekur, Franca me 17 920 të vdekur dhe Britania e Madhe, 13 729 të vdekur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN