19.04.2020 - 11:02
Nga 14 rastet e reja me COVID-19, 2 janë në Shkodër dhe njëri prej tyre është personel mjekësor. Mësohet se personi i infektuar është infermier.
Ndërkohë 7 raste të reja janë konfirmuar në Krujë dhe 5 në Tiranë. Ndërkohë në total numri i personave të infektuar ka shkuar në 562. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 251 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 96 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 18 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 7 raste