MENU
klinika

Banka Qëndrore njofton shifrën

Emiratet e Bashkuara dyfishojnë planin mbështetës për ekonominë

05.04.2020 - 16:09

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot dyfishimin e planit të tyre në mbështetje të ekonomisë duke u rritur në më shumë se 64 miliardë euro, për të lehtësuar ndikimin e koronavirusit të ri.

Vend i pasur me naftë i Gjirit, që ka raportuar zyrtarisht më shumë se 1 500 raste dhe 10 të vdekur me COVID-19, ka ndërmarrë masa paraprake për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri, duke filluar nga mbyllja e hapësirave publike jothelbësore.

“Vlera e përgjithshme e të gjitha masave të kapitalit dhe të likuiditetit të miratuara nga CBUAE (Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe) që nga 14 Marsi 2020 ka arritur në 256 miliardë dirhemë (64.53 miliardë euro)”, njoftoi institucioni financiar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e Ke-së: Duhen investuar shumë miliarda

“Evropa ka nevojë për një Plan Marshall”