MENU
klinika

Plani i UEFA-s

Ekipet që shkojnë në Europë nëse anulohet sezoni

23.04.2020 - 13:42

UEFA ka dhënë një sërë vendimesh, por ai më i rëndësishmi pritet pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv. Por prestigjozja “L’Equipe” ka zbuluar qëllimet e organit më të lartë të futbollit në Europë në lidhje me modulin e kualifikimit për Kupat e Europës për sezonin e ardhshën, në rast se nuk do të mbylleshin kampionate të caktuara ose të gjitha.

Sipas të përditshmes franceze, UEFA do të merrte në konsideratë vetëm klasikimin aktual të çdo kampionati dhe vendet e nalistëve të Kupave nuk do të akordoheshin. UEFA, pra, preferon që të çmojë vetëm renditjen e kampionatit.

Natyrisht, dëshira e UEFA-s mbetet të mbyllen turnetë. Presidenti i Lyon ka reaguar ashpër duke thënë se “ka ende 10 ndeshje për të luajtur, jemi në garë për Kupën e Ligës dhe Champions League, gjithçka mund të ndodhë…”.

Kështu, në Shqipëri do të penalizohej Teuta, Bylisi dhe Partizani, që në sajë të Kupës ose kampionatit luftojnë ende për Europën. Do të shkonin në Champions dhe Europa League, Tirana, Kukësi dhe Laçi, sipas renditjes aktuale. Sigurisht, nëse nuk rillon futbolli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN