Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sot 450 vdekje të tjera nga koronavirus, numri më i ulët në dy javë.
Shëndeti Publik i Anglisë shpalli 429 vdekje, Skocia 12 dhe Uellsi 9. Irlanda Veriore ende nuk ka njoftuar azhurnimin e saj të përditshëm dhe një përmbledhje e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar me një total të rregulluar pritet më vonë këtë pasdite.
Numri është një rënie nga 596 viktimat e njoftuara dje, sipas Dailymail. Vdekjet e sotme shënojnë numrin më të ulët që nga 6 prilli, kur u njoftuan 439 viktima. Një profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit ka argumentuar se kulmi ishte në të vërtetë rreth një muaj më parë, një javë para se të fillonte bllokimi në 23 mars dhe se masat drakoniane me të cilët njerëzit tani po jetojnë, ishin të panevojshme.
Profesori Carl Heneghan pretendon se të dhënat tregojnë se niveli i infeksionit është përgjysmuar pasi Qeveria filloi një fushatë të informimit publik më 16 mars duke u kërkuar njerëzve të lajnë duart dhe të mbajnë dy metra distancë larg nga të tjerët. Ai tha se ministrat ‘humbën shikimin’ e provave dhe u futën në një karantinë mbarëkombëtare gjashtë ditë më vonë pasi u udhëzuan nga këshilltarët shkencorë që ai pretendon se kanë qenë ‘vazhdimisht të gabuar’ gjatë krizës. Profesori Heneghan përshëndeti Suedinë – e cila nuk ka zbatuar një bllokim përkundër kritikave të ashpra.