MENU
klinika

Rezultojnë pozitivë edhe 3 persona të tjerë

Elbasan/ Shkon në 15 numri i të infektuarve nga COVID-19

09.04.2020 - 09:00

Ndërsa është raportuar se janë shëruar nga Covid- 19 pjesëtarët e familjes së parë elbasanase të infektuar nga koronavirusi, në Elbasan edhe tri raste të tjera janë identifikuar pozitivë.

Rasti i parë u bë me dije në 12 mars në qytetin e Elbasanit dhe ai ishte një 35-vjeçar, i kthyer nga Italia i cili rezultoi se kishte infektuar edhe prindërit .

Sipas burimeve zyrtare të tre pjesëtarët e familjes së 35-vjeçarit përkatësisht të moshës 31, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga Covid-19, por për fat të keq gjatë të enjtes tre persona të tjerë nga Elbasani kanë rezultuar pozitivë.

Ndwrkojë personat e shëruar që pas ekzaminimeve të radhës rezultuan negativë do të duhet të qëndrojnë për 14 ditë të tjera të vetkarantinuar. Po kështu edhe tre personat që rezultuan pozitivë do karantinohen. Edhe këta sipas burimeve jo zyrtare kanë lidhje me të infektuarit në Restorantin pranë Gjykatës së Elbasanit.

Dyshohet se mori para për provime

Arrestohet pedagogia e Elbasanit në Rinas

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit

Gjykata merr vendimin për pedagogët dhe sekserin

Akuzohen për korrupsion nga studentët

Arrestohen disa pedadogë të Universitetit të Elbasanit

Mori ryshfet për të mos prishur një objekt

Arrestohet në Kapshticë punonjësi i IMT Elbasan