MENU
klinika

Edhe Franca hedh dyshime për shifrat e Kinës

“Është naive të mendosh se e ka luftuar më mirë COVID-19”

17.04.2020 - 08:04

Edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, hedh dyshime për mënyrën e trajtimit të koronavirusit në Kinë, pas shpërthimit të tij në fund të muajit dhjetor 2019. Duke folur për “Financial Times”, i pari i Francës ka thënë se askush nuk e di si kanë ndodhur gjërat në Kinë, duke shtuar se është “naive” të mendosh që Kina e ka trajtuar më mirë krizën e COVID-19.

Me këtë, Macron i përgjigjet mesazhin të ambasadës kineze në Francë, e cila shprehej se vendet perëndimore kishin lënë të moshuarit të vdisnin nëpër shtëpi. Pas kësaj deklarate, Ministria e Jashtme Franceze kishte thirrur ambasadorin e Kinës për të shprehur mos dakordësi.

Ndërkohë, në reagimin zyrtar, Kina e hodhi poshtë këtë gjë, ku përmes zëdhënësit të qeverisë, Zhao Lijian, tha se “Kina nuk ka bërë kurrë ndonjë koment negative në lidhje me mënyrën se si Franca po e Lufton pandeminë dhe nuk ka ndërmendë ta bëjë një gjë të tillë”.

Kina ka raportuar ditën e sotme 1290 viktima të reja nga koronavirusin, duke e çuar numrin total të viktimave në 4632, një shifër shumë e vogël kjo krahasuar me vendet perëndimore. Për këtë arsye, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë vënë në dyshim transparencën e Kinës lidhur me numrin e viktimave dhe të të infektuarve nga COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN