MENU
klinika

Nën kontroll katër zona të nxehta në qytet

Fieri e pesta ditë pa raste të reja me COVID-19

14.04.2020 - 12:07

Kjo është dita e pestë që në Fier nuk shënohen raste të reja me koronavirus. Edhe në 19 tamponët që janë marrë në Fier kanë rezultuar negativë. Prej zbulimit të rasteve të reja dhe fillimit të karantinës Fieri renditet i katërti në vend për numrin e të prekurve duke regjistruar 32 të infektuar ndërsa në rang qarku në 38.

Prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala në një deklaratë për mediat është shprehur se brenda këtyre 5 ditëve është arritur të kufizohet numri i të prekurve pasi janë zbatuar masat e distancimit social ku një punë të mirë ka bërë Policia e Shtetit si dhe dezinfektimet përditë nga bashkia Fier, si dhe mbajtjen ne kontroll të zonave të nxehta në katër lagje të qytetit dhe në banesat e të prekurve.

Ndërkohë prefekti i qarkut Fier është shprehur se krahas kësaj detyre prioritare vijon puna në zbatim të masave të përcaktuara nga qeveria shqiptare dhe sidomos në goditjen e krimit dhe të kultivimit të bimëve narkotike.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier