MENU
klinika

Përfiton edhe futbolli ynë

FIFA dhe UEFA, grante dhe kredi për federatat

07.04.2020 - 21:51

FIFA dhe UEFA, dy organizatat ndërkombëtare po bëjnë gati paketën e ndihmave për federatat, që t’ua shpërndajnë klubeve e strukturave të tyre, për të zgjidhur të paktën situatën e pagave minimale.

FIFA çdo vit u jep federative anëtare të saj 1,5 milionë dollarë, por për këtë vit parashikohet që të caktojë edhe një fond shtesë prej 1 milionë dollarësh nga buxheti i stërmadh që ka, pasi përllogaritet se ka kursime që kapin shifrën 2,7 miliard dollarë.

Përveç këtyre 1 milionë dollarëve, të gjitha federatave do t’u krijohet mundësia që të marrin kredi afatgjata me interes shumë të ulët, që mund ta shlyejnë në periudha të mëtejshme nëpërmjet granteve vjetore që marrin nga FIFA.

Në të njëjtën mënyrë pritet të veprojë edhe UEFA nga ana e saj, duke e bërë shumë më të thjeshtë gjithçka për Federatat e vendeve të vogla, siç është Shqipëria.

Një buxhet prej 1 milionë dollarësh si ai i FIFA-s, do të mbulonte rrogat minimale të aktorëve të futbollit në Shqipëri për “periudhën gri”, atë ku aktiviteti është i ndalur, me klubet që do të ktheheshin të paguanin rregullisht rrogat në momentin kur aktiviteti të rifillonte.

Nëse ”periudha gri” do të zgjatë më shumë se 3 muaj, atëherë FSHF do të aplikojë për grante të cilat mund t’i shlyejë më vonë, përsëri me shuma që në rastin e Shqipërisë apo të vendeve të tjera të vogla, janë shumë të përballueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin