MENU
klinika

Kush përfiton dhe kush përjashtohet?

Fondi për pagën e luftës rritet me 10%

14.04.2020 - 10:04

Rritet me 10% fondi për paketën e parë të ndihmës financiare të qeverisë për përballimin e pandemisë COVID-19. Nga kjo paketë e ndihmës përfitonin të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, përfituesit e ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e covid-19”.

Fondi total nga 5.8 miliardë lekë bëhet në 6.4 miliardë lekë dhe në fletoren zyrtare të 13 prillit sqarohen dhe kush përfiton dhe kush përjashtohet. Në Fletoren Zytare janë botuar disa ndryshime në pikat 2 dhe 3 të kreut II në përfitimet e ndihmës financiare gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e Covid-19.

Kush përfiton – Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/punësuarit. Individët, të cilët janë në më tepër se një listëpagesë, kur të dy aktivitetet janë të mbyllur si pasojë e masave shtrenguese, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. Në rastin kur vetëm një prej aktiviteteve rezulton i lejuar, individi, i cili është në më tepër se në një listëpagesë, nuk e përfiton ndihmën financiare të pagës minimale.

Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, sipas kategorizimit të mëposhtëm:

Personat fizikë të vetëpunësuar;
Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;
Të punësuarit në personat juridikë.”.
Nuk përfitojnë ndihmë finaciare individët e vetëpunësuar/punësuar, të cilët kanë realizuar për vitin 2019 të ardhura bruto nga paga mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Ekspertja ndan detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”

Ja dy alternativat, çfarë do përmirësojë reforma

Ndryshon skema, si do të rriten pensionet e ulëta!

“Një në 4 apartamente blihen nga të huajt”

Blerja e banesave/ Ekspertët tregojnë zonat më të preferuara