MENU
klinika

Shifrat e fundit

Francë/ 1 mijë vdekje më pak në 24 orët e fundit

08.04.2020 - 20:38

1 mijë të vdekur më pak dhe 8 mijë raste të reja më pak në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Këto janë shifrat më të fundit të Francës, të publikuara në sajtin ËorldMeter që tregojnë një progres mjaft të mirë në betejën e vendit me armikun e padukshëm. Ndërkohë, dje këto shifra ishin ndër më të lartat në gjithë botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dje në Francë humbën jetën nga koronavirusi 1, 417 persona, ndërsa u regjistruan 11, 059 raste të reja në vetëm 24 orë. Kurse shifrat e sotme fatmirësisht flasin për një rënie drastike si të numrit të vktimave ashtu dhe të rasteve të reja.

541 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Francë dhe vetëm 3,881 raste të reja të infektuara me covid-19.