MENU
klinika

Një çadër kundër koronës!

Fshati indian jep shembullin më të thjeshtë

27.04.2020 - 15:19

          Një zgjedhje shumë praktike dhe pa shumë kosto. Si fushatë kundër covid-19, një fshat në shtetin jugor të Keralas, në Indi, po shpërndan 10 mijë çadra për banorët – kjo, si ndihmë në mbajtjen e distancës sociale, sipas njoftimit nga një zyrtar i lartë të këshillit lokal./Konica.al

“Shpresojmë që retë e Covid-19 të pastrohen shpejt, por gjatë verës dhe ditëve të ardhshme të shiut, le të mbajmë distancimin shoqëror, duke hapur një ombrellë,” – tha PS Jyothi, presidenti i këshillit të fshatit Thannermukkom, sipas CNN.

“Ideja është të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit me çadra të hapura, për të mbajtur një distancë prej të paktën një metër” – theksoi Jyothi. Së bashku me çadrat, do të shpërndahen për qytetarët edhe nga dy maska.

Kozhikode: People buy vegetables ahead of the Vishu festival during a nationwide lockdown in the wake of coronavirus outbreak, in Kozhikode, Saturday, April 11, 2020. (PTI Photo)
(PTI11-04-2020_000115B)

Kerala ishte shteti i parë në Indi, që raportoi raste të koronavirusit. Aktualisht numëron 458 të tilla, nga këto, 4 viktima. India ka gjithsej 27,892 raste me Covid-19, përfshirë 872 viktima, sipas njoftimit nga ministria e Shëndetësisë në vend.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit