25.04.2020 - 10:37
Një burrë është gjetur i mbytur në një kanal në Durrës paraditen e sotme. Sipas policisë, rreth orës 10:10, në lagjen nr.15, Durrës,është gjetur pa shenja jete i mbytur në një kanal, shtetasi I.H.,61 vjeç. Mësohet se viktima kishte probleme shëndetësore, por nuk saktësohet se nga se vuante.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ngjarje e rëndë