MENU
klinika

Koronavirusi, 'gjueti thesari' për maska!

Gjermania akuza Shteteve të Bashkuara të Amerikës

04.04.2020 - 16:10

Gjermania i bëri thirrje administratës Trump t’i përmbahet rregullave të tregtisë globale, pasi Shtetet e Bashkuara akuzohen për konfiskimin e 200 mijë maskave të prodhuara për Gjermaninë.

Sipas ministrisë së Brendshme, maskat ishin porositur nga policia e Berlinit, por nuk mbërritën kurrë në destinacion, pasi ishin konfiskuar në Bangkok.

Kompania amerikane që i prodhoi, “3M”, u ndalua të eksportojë pajisjet mjekësore në vendet e tjera mbi bazën e një ligji të kohës së luftës me Korenë, i aktivizuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ndërsa njoftoi hyrjen në fuqi të ligjit të luftës ditën e premte, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se pajisjet mjekësore nevojiteshin brenda vendit.

Sakaq, teksa pandemia e koronavirusit përkeqësohet, kërkesa për pajisjet jetësore është rritur ndjeshëm dhe përpjekja për të siguruar maska në këtë kohë, krahasohet me “gjueti thesari”.

Kompania amerikane 3M hodhi poshtë akzuat e bëra nga Gjermania se një ngarkesë me 200 mijë maska mbrojtëse i porositur nga qyteti i Berlinit nisur nga pandemia e COVID-18 është konfiskuar në kryeqytetin tajlandez Bangkok, nga zyrtarët amerikanë.

Sipas kompansië “3M” nuk ka asnjë të dhënë për maskat e konfiskuara si edhe fatura të porosisë nga kryeqyteti gjerman. Gjermania nuk është e vetmja që ankohet për praktikat amerikane. Në Francë disa liderë rajonalë thanë se po luftojnë për të siguruar pajisjet mjekësore pasi SHBA po ia pamundëson këtë.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!