14.04.2020 - 10:00
Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka pranuar zgjatjen e afateve të paraburgimit, pjesërisht, prej 2 muaj e 15 ditë për personat që kryen grabitjen në Rinas, më 9 prill.
Mësohet se së fundmi, në prangat e policisë kanë rënë edhe dy vëllezërit Eldi dhe Klemend Cala, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Talo Cela.
Me dy muaj e 15 ditë janë zgjatur afatet e hetimit për shtetasit Oltion Veseli, Alkon Bengasi, Ragim Hajdini, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Saimir Cela.