MENU
klinika

Lajmi i trishtë

Trajneri i njohur humb njeriun e dashur nga COVID-19

06.04.2020 - 15:53

Një tjetër lajm i trishtë vjen nga Spanja, aty ku COVID-19 po merr shumë jetë njerëzish. Nëna e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, ka ndërruar jetë pas infektimit me Coronavirus.

Kështu ka njoftuar klubi anglez, ku shkruhej: “Familja e Manchester City është e hidhëruar të raportojë sot vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrió në Manresa, në Barcelonë, pas prekjes nga Coronavirus. Ajo ishte 82 vjeç. Të gjithë në klub i shprehin simpatinë dhe mbështetjen e përzemërt Pep në këtë kohë shqetësuese, familjes së tij dhe të gjithë miqve të tyre”.

Guardiola, 49 vjeç, muajin e kaluar dhuroi 1 milion € për të ndihmuar luftën kundër Covid-19 në Spanjë. Ai, gjithashtu, publikoi një video si pjesë e nismës së klubit, “Cityzens At Home”, duke u bërë thirrje tifozëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin këshillat e shkencëtarëve, mjekëve dhe infermierëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN