Ish- kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sot në mbrëmje në News 24 për krijimin e qeverisë së re duke thënë se programet e LDK-së dhe AAK-së janë shumë të ngjashme.
Sipas Haradinajt dy partitë kanë një histori bashkëpunimi më parë që kohën e Rugovës dhe janë edhe parti të qendrës së djathtë. Haradinaj thotë se ato janë qartësisht kundër ndarjes së territoreve.
Përsa i përket Kurtit, Haradinaj tha se ai u pa si një shpresë në Kosovë, por që dështoi dhe humbi besimin.
“Tani ka pasur një shpresë të madhe në Kosovë që ndryshimet dhe krijimi i një qeverie të re mes LVV-së dhe LDK-së me kryeministër Albin Kurtin që do ishte shpresë për të rinjtë dhe për luftën kundër korrupsionit. Por qeveria dështoi. Dështoi për pritjet dhe humbi besimin e partnerin LDK. Është obligimi ynë të krijojmë qeverinë e re, mos e lëmë vendin pa qeveri. Jam i bindur se është një vetëdije e lartë që duhet të jemi afër opozita dhe mazhoranca sidomos për temat nacionale. Tani edhe AAK dhe LDK janë parti të qendrës së djathtë dhe kanë pasur kundër ndryshimit të territoreve. Ky është një qëndrim bukur i qëndrueshëm përballë këtij konsipracioni politik” -tha Haradinaj.