MENU
klinika

Shuhet, Gëzim Kruja

Shkodra përcjell mjeshtrin e humorit…

05.04.2020 - 11:45

Ndërron jetë, emri dhe mjeshtri i madh i humorit, Gëzim Kruja. Ai, prej kohësh, ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Dalja e tij e fundit për mediet, ishte ajo në festën e 80-vjetorit të lindjes, që miqtë e teatrit i organizuan artistit dhe kolegut.

Gëzim Kruja ka lindur në Shkodër, në vitin 1939. Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Fillimet me Estradën amatore, nisin që në kohën kur ishte ushtar, më 1958. Më pas, vazhdon aktivizimin në vitin 1960, me Estradën profesioniste të Shkodrës.

Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979, Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.

Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.

Në vitin 2004, ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005, merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010, titullin “Mjeshtër i Madh”.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit