MENU
klinika

Testohen mostrat e 65 personave

“I gjithë qyteti i Ferizaj do të futet në karantinë”

11.04.2020 - 13:38

Sot pritet të testohen mostrat e 65 banorëve të Ferizajt, të cilër kanë pasur kontakt me 18 personat që mbrëmë rezultuan pozitiv për COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i Komuëns së Ferizajt, Agim Aliu. Sipas Aliut, gjendja e të infektuarve është e mirë.

“Këta 18 personat që mbrëmë kanë rezultuar pozitiv janë familjarë dhe kolegë të 65 vjeçarit që ka ndërru jetë, pra që kanë punu në “Bondsteel”.Sot po presim që me ardh Instituti me i marr edhe 65 mostra, pra të personave që kanë pas kontakt me këta të infektuarit. Gjendja e të infektuarve është e mirë dhe janë në izolim”, ka thënë Aliu për Express.

I njëjti ka bërë me dije se i gjithë qyteti, por edhe fshatrat e prekura nga Koronavirusi pritet të futen në karantinë.“Ne jemi duke e pritur rekomandimin e IKShPK-së, por edhe të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe besoj se i gjithë qyteti, por edhe fshatrat do të jenë në karantinë”, ka deklaruar Aliu.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 250. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se rastet e konfirmuara janë raste kontakti nga Ferizaj, Vitia, Hani i Elezit, Prizreni dhe Prishtina.

IKSHP ka njoftuar edhe për shërimin e 14 pacientëve të tjerë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tetëmbëdhjetë (18) raste nga komuna Ferizaj (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare), 2 raste Viti, 1 rast Hani i Elezit, 1 rast Prizren dhe 1 rast Prishtinë. Sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52)”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHP’së, që nga data 8 shkurt e deri mbrëmë janë testuar 2 mijë e 876 mostra dhe se janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4 mijë e 176 kontakte të rasteve.

“Nga data 08 shkurt deri më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.876 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e pesëdhjetë (250) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton instituti.

Deri tani, betejën me koronavirusin e kanë humbur shtatë persona, derisa janë shëruar 52 të infektuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”