01.04.2020 - 17:46
Vijon të jetë i rëndë bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Itali, ndonëse në 24 orët e fundit është vënë një re një rënie e numrit të viktimave.
Gjatë një dite, 727 persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën, 110 më pak se një ditë më parë.
Numri total i viktimave shkon në 13.155.
Po ashtu, gjatë 24 orëte të fundit janë shënuar edhe 4,782 raste të reja të infektuarish, numri total i të cilëve ka shkuar në 110,574.