MENU
klinika

Rama nxjerr rregullat e reja për fundjavën

Kur do të lëvizin pensionistët dhe nënat me fëmijë deri në 14 vjeç

30.04.2020 - 14:15

Kryeministri Edi Rama ka publikuar rregullat vendimet e reja përsa i përket lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës.

Kreu i qeverisë, përmes një shënimi në facebook, ka dhënë detaje edhe për fashën orare që do mund të qendrojnë hapur ushqimoret dhe farmacitë.

Statusi i plotë i Ramës

TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PENSIONISTËT DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 10.00

TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI BRENDA KËSAJ FASHE ORARE

TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30.

TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30.

TË DIELËN TË GJITHA MBYLLUR

GJATË TË SHTUNËS 2 MAJ DHE TË DIELËS 3 MAJ DO TË NDALOHET KATEGORIKISHT QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE

KUJDES! NGA SJELLJA E DUHUR NË DISTANCIMIN SOCIAL DHE ZBATIMI I RREGULLIT BAZË TË MOSGRUMBULLIMIT JASHTË QELIZËS FAMILJARE GJATË FASHËS ORARE TË LËVIZJES KËTË FUNDJAVË, VARET ECURIA E MËTEJSHME POZITIVE E KËSAJ LUFTE DERI KËTU TË ZHVILLUAR SHKËLQYESHËM, PO EDHE VENDIMMARRJA JONË PËR MË TEJ

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj