Ne ortekun e informacioneve te perditshme qe serviren nga media boterore dhe shqiptare ne lidhje me Pandemine Coronavirus, kam deshire te ndaj me ju disa informacione qe per nje arsye apo nje tjeter nuk mberrijne te sakta tek ju. Dua te sqaroj qe ne fillim qe ky shkrim nuk ka asnje qasje Konspirative dhe se disa nga rreziqet qe propagandohen jane reale e duhen marre seriozisht nga secili prej nesh, shkruan anabelmagazine.
Po ashtu, ky shkrim nuk eshte per ata qe ne menyre naive besojne gjithcka qe shfaqet ne televizor dhe cdo pikepyetje te arsyeshme e zbehin duke thene “perderisa dhe X Vend po vepron keshtu, duhet te jete e drejte”. Nese jeni nje nga keta, mos vijoni me tutje me kete shkrim pasi nuk eshte per ju. Ky shkrim eshte per ata qe duan te shikojne pertej te dhenave kuturu qe shfaqen ne ekranet e televizioneve dhe te hulumtojne me tutje nepermjet arsyes se shendoshe. Eshte per ata qe duan te degjojne mendimin e epidemiologeve me fame boterore qe nuk gjenden ne konflikt interesi me situaten dhe qe media nuk u jep hapesire.
Per te udhetuar ne kete lum shifrash, kam menduar qe shkrimin ta strukturoj mbi 13 koncepte te diskutueshme qe qarkullojne rendom ne media e rrjedhimisht edhe ne mendimet e komentet e perditshme te qytetareve shqiptar. Per cilendo fakt te listuar ne kete shkrim do te gjeni lidhjet perkatese ne menyre qe te hetoni vertetesine e fakteve te paraqitura.
Kapitulli I
Media nuk genjen.
Perpara se te aventurohemi ne nje udhetim te gjate mbi Coronaviruset dhe shifrat konkrete, duhet fillimisht te qartesojme se cfare lexojme ne media ka qene, eshte dhe do jete gjithmone nje hiperbolizim i realitetit pasi media eshte nje treg ku shitet frike. Kronika e zeze do te jete gjithmone ne faqe te pare, ndersa dicka pozitive me zor do te gjeje vend diku ne faqet e fundit te nje gazete.
Per te deshmuar sa me siper, keni nje studim te Qershorit 2019 ku analizohen arsyet e vdekjeve ne SHBA dhe perqindjen e mbulimit te tyre ne media. Do te shikoni qe Vrasjet, Vetevrasjet dhe Terrorizmi qe perbejne vetem 1% te vdekjeve ne SHBA, kane 70% te mbulimit mediatik. Ndersa arsyet e medha sikunder jane semundjet e zemres, kanceri, semundjet e sistemit te frymemarrjes nuk perbejne fare lajm.
Kjo eshte nje paranteze e rendesishme per te kuptuar pse cdo dite mediat qe ju lexoni fillojne diten e tyre duke numeruar vdekjet me Coronavirus. Frika shet me shume se shpresa dhe normaliteti.
Kapitulli II
Testi per Covid 19 eshte i sakte.
Cfare keni degjuar pak ose aspak nga mediat eshte qe testi per Covid19 nuk eshte ende i certifikuar. Pra, lenda e pare nga ku burojne te gjitha statistikat qe degjoni eshte ende i pacertifikuar. Po perse? Epidemiologet ne Wuhan te gjendur para nje virusi te ri dhe nen presionin e nje zgjidhje te shpejte per te frenuar infektimin e metejshem te popullates, krijuan nje “formule-protokoll” se bashku me nje virolog gjerman te quajtur Christian Dorste (me shume per kete njeri ne kapitujt e ardhshem) per te identifikuar virusin bazuar ne vetem 50 raste qe kishin shenjat e dukshme te infektimit (kolle dhe temperature). Kjo formule perdoret tashme nga cdo vend tjeter i botes. Problemi eshte se testet e pacertifikuara dhe qe kryhen mbi kampione vetem pozitive variojne jashtezakonisht shume (deri ne 200%) nga testet finale te cilat bazohen mbi nje shperndarje me te sakte te popullsise. Si rrjedhoje, sasia e fallseve pozitiv dhe fallseve negativ nuk jane te qarte ne kete test. Po ashtu, nje nga problemet kryesore te ketij testi eshte se identifikon vetem ata qe jane te infektuar aktualisht dhe jo ata qe kane qene, por e kane kaluar ne menyre asimptomatike. Eshte e konfirmuar se pjesa me e madhe e popullsise (80%+) e kalon kete virus pa ndonje problem madhor keshtu qe numri i asimptomatikeve ne cdo vend ka gjasa te jete shume i larte.
Sikur te mos mjaftojne keto dy probleme madhore, shume vende (si Shqiperia) kryejne teste vetem tek personat qe shfaqin simptomat e renduara dhe jo tek popullsia e gjere. Si rrjedhoje, kjo menyre selektive e berjes se testit, deformon totalisht rezultatet duke nxjerre keshtu ne menyre jo te sakte nje perqindje shume te larte vdekshmerie.
Deri me tani, i vetmi vend qe ka kryer nje testim masiv te popullates duke respektuar censusin e vendit eshte Islanda. Rezultatet tregojne se virusin e mbart 50% e popullsise. Ne kete numer serish nuk perfshihen ata qe e kane kaluar semundjen dhe qe tashme kane antikorpe ndaj saj.
Pavaresisht te gjitha problemeve te lartpermendura, perqindja e vdekshmerise ne Islande eshte 0.47%. Pra jemi shume larg nga shifrat 5% qe qarkullojne ne mediat boterore. Nderkohe nje tjeter studim ne zonen me te infektuar ne Gjermani ku jane bere teste masive, ka nxjerr se vdekshmeria eshte edhe me e ulet, konkretisht 0.37%.
Nje panorame te qarte dhe finale do te kemi vetem kur te dale nje test i certifikuar qe mat jo vetem te infektuarit por edhe ata qe kane antikorpe (serology test). Pas daljes se ketij testi dhe berjes se tij ne nje menyre shkencore sipas censusit te cdo vendi, do dime realisht masen e infektueshmerise dhe perqindjen e vdekshmerise prej Covid19. (ekzistojne disa te tille ne qarkullim, por disa qeveri kane arritur ne konkluzionin qe rezultatet e tyre jane krejt te pabesueshme)
Cfare mund te bejme ne kete moment eshte te analizojme te dhenat qe kemi ne dispozicion dhe te tentojme te kuptojme rrezikshmerine e Covid19. Kete ka bere statisticieni David Spiegelhalter i Universitetit te Cambridge. Per te kuptuar sa me siper Z. Spiegelhalter ka nxjerre nga instituti i statistikave te Anglise dhe Uellsit perqindjen e riskut per humbjen e jetes sipas seciles grupmoshe. Kete grafik per meshkujt dhe femrat e gjeni me poshte:
Nga ana tjeter ka mbledhur statistikat zyrtare te vdekshmerise me Coronavirus deri me tani dhe i ka hedhur ne te njejten tabele te cilen e gjeni me poshte:
Sic e shikoni, dy grafiqet perputhen pothuajse plotesisht duke vertetuar se deri me tani Covid19 nuk ka rritur riskun e vdekshmerise ne asnje nga grupmoshat.
Kapitulli III
Nuk kemi pare kurre nje pandemi si kjo!
Historia e njerezimit qe Pas Eres Sone njeh 20 pandemi te medha. Nder keto, 3 me te medhajat kane qene “Vdekja e Zeze” (1347-1351) me 200 milion viktima, “Lija” (1520) me 56 milion viktima dhe “Gripi Spanjoll” (1918-1919) me perafersisht 50 milion viktima.
Nese keto ju duken te largeta, atehere mund t’ju duket interesante se ne 2009 Organizata Boterore e Shendetesise (WHO) qe keto dite e keni degjuar shpesh, ka shpallur Pandemi edhe “Gripin e Derrit” qe zgjati nga Janari 2009 e deri ne Gusht 2010 (20 muaj). Kjo Pandemi u perhap ne te gjithe Globin duke shenuar sipas WHO deri ne 575 mije viktima (mesatarisht 28,750 ne muaj).
Nderkohe Pandemia Covid19 ne 4 muajt e pare te perhapjes ka shenuar (deri me 11 Prill 2020) 110,892 viktima (mesatarisht 25,590 viktima ne muaj).
Pra, pavaresisht se numrat absolut te viktimave nga Covid19 jane te shumte dhe ne pamje te pare te frikshem, kur vendosen ne kontekst me pandemi te tjera te se shkuares te cilat i kemi kaluar pa kurrfare paniku kolektiv, duken fare normale, madje me te ulta.
Po ashtu ju duhet te dini se Organizata Boterore e Shendetsise deklaron cdo vit nga 500 deri ne 600 mije viktima nga Gripi Sezonal.
Pavaresisht se cdo jete njeriu eshte e shtrenjte dhe e pacmueshme, deri me tani asnje nga shifrat e prodhuara (per keto do flasim serish me tutje) nga Pandemia Covid19 nuk eshte ne nivele te frikshme nese vendoset ne kontekstin e duhur krahasimor.
Kapitulli IV
Covid19 eshte nje virus i ri dhe i frikshem.
Ka nje qasje te vazhdueshme mediatike per ta pershkruar Covid19 si nje virus te ri dhe te frikshem. Qasja te le pershtypjen sikur prej nje kohe te gjate nuk ekzistonin viruse te reja dhe se tashme jemi perpara dickaje te hatashme. E verteta eshte se cdo vit zbulohen qindra viruse te reja si Covid19 dhe kjo eshte krejt normale. Viruset e kane te domosdoshme te evuluojne ne menyre qe te na infektojne. Nese nuk do ndryshonin cdo vit, sdo arrinin te na sermurnin pasi ne kemi antikorpet per to. Familja e viruseve Corona ku ben pjese SARS, MERS dhe disa lloje te tjera qe na infektojne cdo vit si pjese e virozave sezonale jane gjithmone prezente ne popullate ne masen 8-15%.
Kapitulli V
Italia po shuhet.
Afersia jone gjeografike, por mbi te gjitha lidhja jone kulturore me Italine e ka bere disa here me te frikshme situaten e Covid19 ne Shqiperi. Shifrat e “frikshme” qe mberrijne perdite nga mediat italiane te krijojne pershtypjen se italia po shuhet dhe fill pas saj do te vij radha jone.
Qe te kuptojme cfare po ndodh ne Itali do duhet serish te shikojme shifrat me kujdes dhe ti vendosim ato ne kontekst. Nje nga te dhenat me kryesore ne kete drejtim eshte raporti i infektimeve dhe viktimave ne Lombardi krahasuar me pjesen tjeter te Italise. Nga 19,468 viktima te regjistruara ne Itali (11 Prill 2020), 53% e tyre vijne nga Lombardia (10,511 viktima). Problemi eshte se Lombardia numeron vetem 16.6% te popullsise se Italise. Pra, ne Lombardi kemi nje fenomen qe nuk eshte i lidhur me infektueshmerine qe Covid19 ka shfaqur ne pjesen tjeter te botes.
Nese shikoni grafikun e meposhtem do te kuptoni qe kemi 2 situata ne Itali, nje krejt normale ne gjithe pjesen tjeter te italise dhe nje anormale ne Lombardi e cila “kontaminon” te gjitha statistikat e vendit dhe e nxjerr situaten ne dukje jashte kontrollit.
Perse eshte ky nivel i larte vdekshmerie ne Lombardi?
Sigurisht qe ka nevoje per hetime te metejshme per kete anomali, por duhet te dini qe Lombardia eshte kryeqendra industriale e vendit dhe eshte po ashtu rajoni me i ndotur i Europes. Arsyeja nuk eshte prodhimi industrial me i larte se ne Gjermani apo France, por pozicioni gjeografik i saj. Rrethimi nga Alpet ben te mundur krijimin e nje mikroklime per kete rajon. Ndotja industriale nuk arrin dot te tejkaloje Alpet duke u kthyer serish mbrapsht dhe duke qendruar pezull. Per kete arsye, historikisht, Lombardia ka regjistruar perqindjen me te larte te semundjeve respiratore ne Evrope. Po te shikoni harten e ndotjes ne Itali dhe harten e vdekshmerise nga Covid do shikoni qe ato perputhen 100%.
Ky mund te duket si nje spekulim, por mjafton te hetojme ne historikun e zones per te kuptuar qe situata si keto te sotmet dhe qe amplifikohen si dramatike, aty kane ndodhur cdo vit, por nuk kane arritur te krijojne buje mediatike per shkak te lokalitetit te problematikes.
Ne Itali cdo vit vdesin 8,000-10,000 persona NGA gripi sezonal. Per te nxjerre kete statistike, institutit te statistikave italiane i duhet 2 vjet pune pasi procesi eshte i gjate dhe i komplikuar. Arsyeja eshte se ne pjesen me te madhe te rasteve, pacientet (pergjithesisht te moshuar) kane multi patologji te tjera dhe nuk eshte i qarte motivi i vertete i vdekjes.
Ndersa aktualisht, ne valen e panikut kolektiv, cdo i semure qe vdes dhe qe mbart virusin, katalogohet si i vdekur NGA Covid19, kur ne te vertete duhet te katalogohet si i vdekur ME Covid19. Duket nje loje fjalesh, por ky ndryshim eshte thelbesor. Pertej atyre qe pertypni ne Media, eshte e rendesishme te dini se ne shifrat qe Instituti Italian i Shendetsise publikon zyrtarisht ne faqen e tij, vetem 3.5% e vdekjeve ne Itali jane raste ku individi eshte i shendetshem (681 viktima ne total). Ne rastet e tjera, viktimat kane mesatarisht 3.3 patologji te renda se bashku. Nder keto, HiperTension Arterial, Diabet te tipit 2, Ishemi kardiopatike, etj. Si rrjedhoje eshte krejt e pamundur qe ne kohe kaq te shkurter te nxjerresh nje konkluzion nese vdekja eshte si pasoje e virusit apo e patologjive te tjera shoqeruese.
Kapitulli VI
Distancimi Social shmang katastrofen.
Ka nje riperseritje te vazhdueshme te mediave boterore e atyre shqiptare se Distancimi Social po funksionon dhe se kjo do te shmange infektimin e popullates. Ekspertet fillimisht (kur nuk kishin ende te dhena) sugjeruan karantinimin si te vetmen metode per te ulur numrin e infektimeve deri sa bota te kishte nje zgjidhje per kete ceshtje.
Ne kete pike duhet te qartesojme dicka qe nuk eshte kuptuar qarte. Karantinimi nuk shmang perhapjen e pandemise, por teorikisht e shtrin ate ne kohe. Pra, nese ky virus ka potencialin te infektoje 70% te popullsise (sic sugjeronte kancelarja Merkel ne nje interviste) atehere ai do t’ja dale pavaresisht masave te karantinimit. Shpresa e epidemiologeve dhe qeverive ishte qe duke karantinuar popullsine, ky proces te ndodhte me ngadale e ne kete menyre te mos mbingarkonim sistemet spitalore qe pervec rasteve me Covid, kane sigurisht nevoje tu sherbejne dhe popullsise se gjere per probleme te tjera shendetsore.
Kjo teori u perforcua nga masat e shpejta te ndermarra ne Wuhan dhe qe me pas u reklamuan si te suksesshme. Pak me vonese, keto masa i ka ndermarre dhe Italia dhe Shqiperia, por ne masa te caktuara edhe vende te tjera (me shume per kete teme ne kapitujt e ardhshem).
Eshte e vertete se ne Itali ka nje ulje te viktimave nga dita ne dite, por kjo koincidon dhe me sezonalitetin e virulenzave. Covid19 eshte nje virus i ri, por si cdo viroze tjeter ka ligjesite e veta. Stina e infektimit te virozave shtrihet nga Tetori deri ne Mars te cdo viti (piku eshte Shkurti). Pra ardhja e Prillit ka gjasa te ule vetvetiu fuqine e tij infektuese.
STUDIM I KRYER PER VIRUSET CORONA NGA KATE TEMPLETON, CENTRE FOR INFECTIOUS DISEASES AT THE UNIVERSITY OF EDINBURGH, UK
Por le ti kthehemi distancimit social. Tanime kemi mjaftueshem te dhena per te gjykuar ne kete drejtim. Se pari kemi nje studim te fundit nga Gjermania qe ka arritur ne konkluzionin se virusi nuk eshte me i perhapur tek ata njerez qe kane qene ne kontakt te afert social (udhetim ne autobuse, qendrim ne restorante, markete, etj) *. Kjo eshte lehtesisht e provueshme edhe me nje shikim empirik ne Shqiperi.
* Studimi gjithsesi gjykon se eventet masive si koncertet shumojne perhapjen e virusit.
Aktualisht pjesa me e madhe e shoqerise eshte ne karantinim prej 1 muaji, por nje pjese tjeter vazhdon punen normalisht sikunder eshte industria e prodhimit dhe shperndarjes ushqimore, sherbimi spitalor, sherbimi bankar, sherbimi postar, sherbimi policor, nje pjese e buxhetoreve, etj. Duke ditur se koha inkubimit te virusit eshte maksimalisht 14 dite, karantinimi ne popullsine e gjere do duhet te kishte dhene efekte te jashtezakonshme, ndersa pothuajse te gjitha rastet e reja do duhet te ishin te perqendruara tek ato sektore te sherbimit dhe prodhimit qe ende vijojne punen normalisht. Deri me tani nuk kemi asnje te dhene se te infektuarit e rinj ne Shqiperi vijne nga keta sektore.
Rasti me ekzemplar ne kete drejtim eshte Suedia e cila nuk ka mbyllur as shkollat fillore e as restorantet. Perqindja e infektimit dhe vdekshmerise ne kete vend nuk eshte me e larte se ajo e vendeve rreth e rrotull qe jane ne karantine. Pra, shperndarja e virusit dhe rritja e rasteve te renda ne menyre eksponenciale sikunder thote grafiku me poshte, nuk po ndodh (te pakten jo ne Suedi).
Madje, paradoksalisht, numri i rasteve te reja ne Itali (komplet ne karantine) gjate Prillit eshte ne rritje ne krahasim me Suedine (e cila vazhdon te jete e hapur)
ITALIA
SUEDIA
Instituti i tyre i Shendetsise, nje nga me seriozet ne bote deklaron:
“… nuk mund të marrim masa drakoniane që kanë një ndikim të kufizuar në epidemi, por rrëzojnë funksionet kryesore të shoqërisë”.
Kapitulli VII
Sheshimi i kurbes zgjidh gjithcka.
Nese ka dicka qe keni pare me shume se Pellumb Pipero ne mediat shqiptare dhe boterore eshte grafiku i meposhtem i cili quhet “Shesho Kurben”. Koncepti eshte i thjeshte dhe teorikisht i sakte. Duke qene se resursat spitalore jane te fundme, do ishte mire te shtrinim ne kohe numrin e pacienteve te infektuar rende ne menyre qe mos kolapsojme sistemin spitalor.
Cfare eshte tejet e cuditshme ne kete grafik qe na serviret ne pafundesi eshte se ne vektorin kohe nuk ka vlere. Pra ne nuk e dime kohen qe do te jete e nevojshme per te qendruar ne karantine per te bere te mundur mos kolapsimin e sistemit shendetsor. Nese epidemiologet qe promovojne kete grafik do arrinin te na thonin se do duhej 1, 3 apo 6 muaj, atehere shoqeria do vendoste ne peshore benefitet dhe demet anesore te ketij karantinimi dhe do mund te merrte nje vendim.
Ne emer te ketij grafiku me nje te panjohur te madhe, qeverite e botes kane marre masa ekstreme, pasojat e parashikueshme te te cilave do te ndihen per vite ne mos dekada.
Gjithashtu vektori i resursave po ashtu varion nga vendi ne vend. Ne Shqiperi per shembull kemi vetem 200 aparate respiratore. Nese rrezikshmeria e infektimit eshte ajo qe mediat propagandojne, do duhej qe karantinimi te zgjaste me vite te tera ne menyre qe te arrinim te mbanim situaten ne kontroll. A eshte kjo e mundshme?
Kapitulli VIII
Njerezit po vdesin NGA Koronavirusi.
Ky eshte kapitulli me i shkurter i ketij shkrimi, por edhe me i rendesishmi. Sasia e njerezve qe vdes NGA Koronavirusi eshte krejt e ndryshme nga sasia e njerezve qe vdes ME Koronavirus. Cfare na raportohet cdo dite eshte sasia e njerezve qe vdes ME Koronavirus, por ajo cka na intereson realisht eshte sa prej tyre vdesin NGA ky virus. Eshte krejt e pamundur qe ju te dini numrin e sakte te tyre kaq shpejt, por aq sa dime aktualisht eshte numri i personave qe vdes dhe nuk ka patologji te tjera te renda. Ky numer ne itali sipas Institutit te Shendetsise eshte 681 persona. Edhe per keta 681 persona eshte ende heret te thuhet qe motivi eshte Covid19 pasi ka nevoje per testime te metejshme.
Kapitulli IX
Kudo ka masa te rrepta karantinimi si ne Shqiperi.
Ka nje ide te pergjithshme te perforcuar nga mediat se masat e karantinimit jane te njejta pothuajse kudo ne bote. Kjo eshte krejt e pavertete edhe pse vende te tjera kane nje numer vdekjesh per 1 milion banore me te larte se Shqiperia. Me poshte gjeni masat ne disa nga vendet kryesore te Europes:
Zvicer – Njerezit keshillohen te qendrojne ne shtepi pervec rasteve kur duhet te blene ushqime, medikamente, te shkojne tek doktori, nese te duhet te ndihmosh dike ose duhet te shkosh ne pune.
Gjermani – Nuk lejohet levizja e lire e me shume se dy personave se bashku. Marketet, Farmacite, karburantet, bankat, sherbimet postare jane te hapura me orar te plote. Nuk ka asnje kufizim orari.
Itali – Lejohet vajtja ne pune pa kufizim orari, lejohet dalja per pazar, farmaci, doktor. Nuk merret leje asgjekundi. Nuk lejohet levizja nga rajoni ne rajon.
Austri – Njerezit duhet te mbajne maske kur jane ne supermarkete apo ne transport publik (po, transporti publik eshte i lejuar). Gjoba per ata qe nuk mbajne maske ne te tilla ambjente eshte 50 Euro. Nuk ka asnje kufizim ne orarin e levizjes.
Shqiperi – Njerezit jetojne ne nje shtet-rrethim me orar 5:00 – 13:00. Per te levizur per pune ose market duhet te perdorin nje platforme elektronike e cila ne te shumten e rasteve nuk funksionon. Nuk eshte e qarte ne cilen menyre duhet te marrin lejen ata qe nuk kane akses ne internet (zyrtarisht vetem 66% e popullsise ka akses ne internet). Kushdo qe nuk bindet, gjobitet me vlere 10 mije leke te reja ose arrestohet. Eshte propozuar denimi deri ne 15 vjet burg (nderkohe qe kemi nxjerr nga burgu kriminelet per te mos i infektuar) ne rast se provohet qe ke infektuar dike tjeter (nje koncept i cuditshem pasi eshte e pamundur te provohet se nga cili person je virusuar).
Shenim: Keshilli i Europes ka nxjerr me 8 Prill nje Udhezim per te gjitha qeverite per menyren se si duhet te adaptojne masat ne respekt te te drejtave te njeriut. Nese gjeni kohe ta lexoni, do te kuptoni qe masat e ndermarra nga Shqiperia jane ne kundershtim te plote me kete udhezim.
Te gjitha keto masa merren ne nje vend i cili nuk ka shfaqur asnje problematike te renduar me kete virus. Pavaresisht se Shqiperia ka nje sistem shendetsor te brishte me vetem 200 aparate respiratore, deri me tani vetem 7 prej tyre jane perdorur. Madje, vete Ministrja e Shendetsise pohon se ne vdekshmerine e ketyre individeve te intubuar kane ndikuar patologjite e tjera dhe jo virusi.
Deri me tani ne Shqiperi kemi 24 vdekje te regjistruara me Covid19. Faqja e Ministrise se Shendetsise nuk jep informacione te detajuara per gjendjen klinike te ketyre viktimave perpara humbjes se jetes, por duke u nisur nga pergjigja e Ministres me siper deduktojme qe edhe ne Shqiperi, si ne cdo vend tjeter te botes, humbja e jetes eshte e perqendruar tek njerez te moshuar me multipatologji.
Fatmiresisht une personalisht nuk njoh askend ne rrethim tim shoqeror apo familjar qe te jete intubuar apo te kete vdekur, por nga njoftimet publike jemi ne dijeni te kater rasteve te konfirmuara personash publik (Drejtori i Emergjencave Skender Brataj, Deputeti Adriatik Alimadhi, Mjeku Dhimiter Kraja, Ish futbollisti Florian Riza).
Te kater keta personazhe e kane kaluar infektimin ne menyre fare normale pa nevoje intubimi. Madje Z. Brataj dhe Z. Alimadhi e kane kaluar gjendjen virusale ne shtepi pavaresisht moshes se tyre jo te re. Sigurisht qe ky eshte nje kampion i vogel njerezish, por eshte gjithsesi nje indikator se Covid19 nuk perben ndonje shqetesim te shtuar per individet e shendetshem pavaresisht moshes.
Ende po hetohet, por shume studies mendojne qe brishtesia e virusit ne Shqiperi dhe disa vende te tjera, lidhet me faktin se ne vijojme ende te vaksinohemi per Tuberkulozin. Te gjitha vendet qe vijojne ende kete praktike, kane perjetuar nje forme me te zbutur te virusit.
Kapitulli X
Nje bote e tere nuk mund te gabohet.
Ne vitin e afert 2009, bota u perball me Pandemine e “Gripit te Derrit”. Ajo cka duhet te dini eshte se menjehere pas shpalljes se gjendjes se Pandemise nga OBSH u tentua nje skenar i njejte karantinimi sic po ndodh aktualisht. Fale guximit te nje epidemiologu Gjerman me emrin Wofgang Wodarg u denoncua ai qe ai e quan “Skandali Mjekesor i Shekullit”.
Dr. Wodarg dhe disa media te pavarura arriten te mbledhin materiale kompromentuese qe provonin se drejtuesit e OBSH kishin lidhje financiare me disa nga kompanite e medha farmaceutike qe perfituan miliarda nga porosite e detyrueshme te vaksinave nga cdo vend anetar i OBSH.
Pra, jo vetem qe nje skenar i tille eshte i mundshem, por ai ka ndodhur njehere dhe jo shume larg prej sot. Personi qe udhehiqte kerkimet per Pandemine e Gripit te Derrit qe rezultoi nje fllucke ishte i njejti person qe kemi permendur ne kapitullin e pare, gjermani Christian Dorste. Eshte po i njejti qe ka formuluar “protokollin” per testin e pacertifikuar qe qarkullon aktualisht ne bote per Covid19.
Nje nga shpjegimet me racionale te cfare eshte Covid19 dhe cfare po ndodh me te ne marredhenien Shkence-Politike e jep pikerisht Dr. Wodarg ne videon e meposhtme qe gjykoj se eshte nje shikim i detyrueshem per kedo qe do te informohet.
Shumekush nga ju mund te bej pyetjen racionale: “Po a eshte e mundur qe vetem nje Epidemiolog te jete i sakte dhe gjithe te tjeret jo?” Pyetja qendron dhe e verteta eshte se Dr. Wodarg nuk eshte i vetem ne mendimet e tij. Me poshte do te gjeni disa nga emrat me fame boterore ne Epidemiologji qe mendojne se kemi te bejme me nje krijese mediatike te hiperbolizuar. Fatkeqsisht keta mjek nuk gjejne hapesire ne median Mainstream.
Shenim: Perkthimi nuk eshte nga autori i shkrimit.
1. Prof.Dr. Sucharit Bhakdi është ekspert i mikrobiologjisë. Ai ka qenë profesor në Universitetin ‘Johannes Gutenberg’ në Mainz dhe drejtues i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore dhe Higjienë dhe një nga shkencëtarët më të cituar në historinë gjermane.
Çfarë thotë ai:
‘Kemi frikë se 1 milion infeksione me koronavirusin e ri do të çojnë në 30 vdekje në ditë gjatë 100 ditëve të ardhshme. Por ne nuk e kuptojmë se 20, 30, 40 ose 100 pacientë pozitivë për koronaviruset normalë tashmë vdesin çdo ditë. Masat anti-COVID-19 të qeverisë janë groteske, absurde dhe shumë të rrezikshme. Jetëgjatësia e miliona njerëzve po shkurtohet. Ndikimi i tmerrshëm në ekonominë botërore kërcënon ekzistencën e njerëzve të panumërt. Pasojat në kujdesin mjekësor janë të thella. Tashmë shërbimet për pacientët në nevojë janë zvogëluar, operacionet janë anuluar, praktikat boshe, personeli spitalor po zvogëlohet. E gjithë kjo do të ndikojë thellësisht në tërë shoqërinë tonë. Të gjitha këto masa po çojnë drejt vetëshkatërrimit dhe vetëvrasjeve kolektive të bazuara në asgjë tjetër veç një hijeje.’
2. Dr. Wolfgang Wodarg është një mjek gjerman i specializuar në pulmonologji, politikan dhe ish-kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në vitin 2009 ai bëri thirrje për një hetim mbi konfliktet e interesit që kishin lidhje me reagimin e BE-së ndaj pandemisë së Gripit të Derrit.
Çfarë thotë ai:
‘Politikanët janë duke u gjykuar nga shkencëtarët…shkencëtarët që duan të jenë të rëndësishëm për të marrë para për institucionet e tyre. Shkencëtarët që thjesht ndjekin rrjedhën kryesore dhe dëshirojnë pjesën e tyre. Dhe ajo që mungon tani është një mënyrë racionale për të parë gjërat.
Ne duhet të bëjmë pyetje si: Si e kuptove se ky virus ishte i rrezikshëm?, Si ishte më parë?, ‘A nuk kishim të njëjtën gjë vitin e kaluar?, A është edhe diçka e re?. Kjo mungon.’
3. Joel Kettner, profesor i Shkencave të Shëndetit në Komunitet dhe Kirurgjisë në Universitetin Manitoba, Kanada, ish-zyrtar Kryesor i Shëndetit Publik për provincën Manitoba dhe Drejtor Mjekësor i Qendrës Ndërkombëtare për Sëmundjet Infektive.
Çfarë thotë ai:
‘Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë, asgjëkund tjetër të afërt si kjo. Nuk po flas për pandeminë, sepse kam parë 30 prej tyre, një për çdo vit. Quhet grip. Dhe shumë sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, ne nuk dimë gjithmonë se cilat janë ato. Por kurrë nuk e kam parë këtë reagim dhe jam duke u përpjekur të kuptoj pse. Unë shqetësohem për mesazhin për publikun, për frikën e kontaktit me njerëzit, të qenurit në të njëjtën hapësirë me njerëzit, të shtrëngojmë duart, të kemi takime me njerëzit. Unë shqetësohem për shumë, shumë pasoja që lidhen me këtë. Në Hubei, në vendin e origjinës, numri aktual i rasteve të raportuara është 1 për 1000 persona dhe shkalla reale e vdekjeve të raportuara është 1 në 20,000. Kështu që mbase kjo do të ndihmonte për t’i parë gjërat në perspektivë.’
4. Dr. John Ioannidis, Profesor i Mjekësisë, i Kërkimit Shëndetësor dhe i Politikave dhe i Shkencave të të Dhënave Biomjekësore, në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Stanford dhe një Profesor i Statistikave në Stanford University School of Humanities and Science. Ai është drejtor i Qendrës së Hulumtimit të Parandalimit Stanford dhe bashkëdrejtor i Qendrës së Inovacionit Meta-Research në Stanford (METRICS).
Ai është gjithashtu kryeredaktori i Gazetës Evropiane të Hetimeve Klinike. Ai ishte kryetar në Departamentin e Higjienës dhe Epidemiologjisë, Universiteti i Janinës Shkolla e Mjekësisë si dhe profesor ndihmës në Shkollën e Mjekësisë Universitare Tufts.
Si mjek, shkencëtar dhe autor ai ka dhënë kontribute në mjekësinë e bazuar në prova, epidemiologjinë, shkencën e të dhënave dhe kërkimet klinike. Përveç kësaj, ai pionier fushën e meta-kërkimit. Ai ka treguar se shumë nga hulumtimet e publikuara nuk plotësojnë standarde të mira shkencore të provave
Çfarë thotë ai:
‘Pacientët që janë testuar për SARS-CoV-2 janë në mënyrë disproporcionale ata me simptoma të rënda dhe pritshmëri të këqija. Meqenëse shumica e sistemeve shëndetësore kanë kapacitet të kufizuar të testimit, paragjykimi i përzgjedhjes madje mund të përkeqësohet në të ardhmen e afërt.
Një situatë kur u testua një popullatë e tërë, e mbyllur ishte anija e lundrimit Diamond Princess dhe pasagjerët e saj në karantinë. Shkalla e vdekshmërisë së rasteve ka qenë 1.0%, por kjo ishte një popullsi kryesisht e moshuar, në të cilën shkalla e vdekjes nga Covid-19 është shumë më e lartë.
A mund të jetë shkalla e fatalitetit të rastit Covid-19 kaq e ulët? Jo, thonë disa, duke treguar shkallën e lartë tek të moshuarit. Sidoqoftë, edhe disa të ashtuquajtur koronaviruse të tipit të butë ose që janë njohur me dekada mund të kenë shkallë fataliteti deri në 8% kur ata infektojnë njerëz të moshuar në azil pleqsh.
Nëse nuk do të kishim ditur për një virus të ri atje, dhe nuk do të kishim kontrolluar individë me teste PCR, numri i vdekjeve totale për shkak të ‘sëmundjes së ngjashme me gripin’ nuk do të duket e pazakontë këtë vit. Më së shumti, ne mund të kemi vërejtur rastësisht se gripi këtë sezon duket të jetë pak më i keq se mesatarja.’
5. Dr Yoram Lass është një mjek, politikan dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael. Ai gjithashtu punoi si Dekan i Asociuar i Shkollës Mjekësore të Universitetit Tel Aviv dhe gjatë viteve 1980 prezantoi punimin me bazë shkencore Tatzpit.
Çfarë thotë ai:
‘Italia është e njohur për sëmundshmërinë e saj të madhe në problemet e frymëmarrjes, më shumë se tre herë se çdo vend tjetër evropian. Në SHBA rreth 40,000 njerëz vdesin në një sezon të rregullt të gripit dhe deri më tani kanë vdekur persona të moshuar nga koronavirusi, një pjesë e tyre në një azil pleqsh në Kirkland, Uashington.
Në çdo vend, më shumë njerëz vdesin nga gripi i rregullt në krahasim me ata që vdesin nga koronavirusi.
Ka një shembull shumë të mirë që të gjithë e harrojmë: Gripi i Derrave në 2009. Ky ishte një virus që arriti në botë nga Meksika dhe deri më sot nuk ka asnjë vaksinim kundër tij. Por çfarë? Në atë kohë nuk kishte asnjë Facebook ose mbase kishte por ishte akoma në fillimin e tij. Koronavirusi, në të kundërt, është një virus me marrëdhëniet me publikun. Kushdo që mendon se qeveritë i japin fund viruseve është i gabuar.’
6. Dr. Pietro Vernazza është një mjek zviceran i specializuar për Sëmundjet infektive në Spitalin Kantonal St. Gallen dhe Profesor i Politikës Shëndetësore.
Çfarë thotë ai:
‘Ne kemi figura të besueshme nga Italia dhe një vepër të epidemiologëve, e cila është botuar në revistën e njohur shkencore ‘Science’ që shqyrtoi përhapjen në Kinë. Kjo e bën të qartë se rreth 85 përqind e të gjitha infeksioneve kanë ndodhur pa asnjë person që ta ketë ndjerë atë. 90 përqind e pacientëve të vdekur janë vërtetësisht mbi 70 vjeç, 50 përqind mbi 80 vjeç.
Në Itali, një në dhjetë njerëz të diagnostikuar vdesin, sipas gjetjeve të botimit të revistës, që është statistikisht një në çdo 1.000 njerëz të infektuar. Çdo rast individual është tragjik, por shpesh i ngjashëm me sezonin e gripit – prek njerëzit që janë në fund të jetës së tyre.
Nëse mbyllim shkollat, ne do t’i parandalojmë fëmijët të mos bëhen imunë shpejt. Ne duhet të integrojmë më mirë faktet shkencore në vendimet politike.’
7. Frank Ulrich Montgomery është radiolog gjerman, ish-President i Shoqatës Mjekësore Gjermane dhe Zëvendës Kryetar i Shoqatës Botërore të Mjekësisë.
Çfarë thotë ai:
‘Unë nuk jam një tifoz i bllokimit. Kushdo që imponon diçka të tillë duhet të thotë gjithashtu kur dhe si ta zgjedh përsëri. Meqenëse duhet të supozojmë se virusi do të jetë me ne për një kohë të gjatë, pyes veten se kur do të kthehemi në normalitet? Ju nuk mund t’i mbani shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të mbyllura deri në fund të vitit. Sepse do të duhet të paktën kaq gjatë derisa të kemi një vaksinë. Italia ka imponuar një bllokim dhe ka efektin e kundërt. Ata shpejt arritën kufijtë e tyre të kapacitetit të spitaleve, por nuk ngadalësuan virusin të përhapej pavarësisht bllokimit.’
8. Prof. Hendrik Streeck është studiues, epidemiolog dhe klinicist gjerman i HIV-it. Ai është profesor i virologjisë, dhe drejtor i Institutit të Virologjisë dhe Kërkimit HIV, në Universitetin e Bonit.
Çfarë thotë ai:
‘Patogjeni i ri nuk është aq i rrezikshëm, është edhe më pak i rrezikshëm se Sars-1. E veçanta është që Sars-CoV-2 replikohet në zonën e sipërme të fytit dhe për këtë arsye është shumë më infektiv sepse virusi hidhet nga fyti në fyt, si të thuash. Por kjo është gjithashtu një avantazh: Sepse Sars-1 përsëritet në mushkëri të thella, nuk është aq infektiv, por patjetër që futet në mushkëri, gjë që e bën atë më të rrezikshëm. Duhet të keni parasysh gjithashtu se vdekjet e Sars-CoV-2 në Gjermani ishin ekskluzivisht njerëz të moshuar. Në Heinsberg, për shembull, një njeri 78-vjeçar me sëmundje të mëparshme vdiq nga dështimi i zemrës, dhe kjo pa prekjen e mushkërive nga Sars-2. Meqenëse ishte infektuar, ai natyrisht paraqitet në statistikat Covid 19. Por pyetja është nëse ai nuk do të vdiste sidoqoftë, edhe pa Sars-2.’
9. Dr Yanis Roussel – Një ekip studiuesish nga Instituti Spitalor Universitar Infektiv, Marsejë, duke kryer një studim të rishikuar mbi vdekshmërinë e koronavirusit për qeverinë e Francës:
Çfarë thonë ata:
‘Problemi i SARS-CoV-2 është mbivlerësuar mbase, pasi 2.6 milionë njerëz vdesin nga infeksione të frymëmarrjes çdo vit në krahasim me më pak se 4000 vdekje për SARS-CoV-2 në kohën e shkrimit.
Ky studim krahasoi shkallën e vdekshmërisë së SARS-CoV-2 në vendet e OECD (1.3%) me shkallën e vdekshmërisë së koronavirusëve të zakonshëm të identifikuar në pacientët AP-HM (0.8%) nga 1 janari 2013 deri në 2 mars 2020. Testi Chi-katror ishte kryer, dhe vlera P ishte 0.11 (jo domethënëse).
Duhet të theksohet se studimet sistematike të koronavirusëve të tjerë (por jo ende për SARS-CoV-2) kanë zbuluar që përqindja e bartësve asimptomatikë është e barabartë me ose edhe më e lartë se përqindja e pacientëve simptomatikë. Të njëjtat të dhëna për SARS-CoV-2 së shpejti mund të jenë të disponueshme, gjë që do të zvogëlojë më tej rrezikun relativ që lidhet me këtë patologji specifike.’
Kapitulli XI
Shqiperia duhet te ndjeke shembullin e Italise.
Nese ka nje vend shembullin e te cilit nuk duhet te ndjekim eshte pikerisht italia pasi eshte vendi qe shenon 60% te vdekjeve me Covid19 ne Europe edhe pse kane bllokuar plotesisht jetesen normale te vendit.
Shembujt tane duhet te jene vendet qe kane arritur ta ulin vdekshmerine pa cenuar thellesisht jetesen e qytetareve. Keto praktika duhen marre dhe adaptuar sipas agresivitetit te virusit ne rajonin tone i cili duhet theksuar se eshte vecanerisht i bute. Nje vend nga i cili mund te mesonim, do ishte Izraeli. Si komb i zgjuar ata kane kuptuar menjehere se virusi eshte i rrezikshem kryesisht per nje fashe te caktuar te popullsise (te moshuarit me multipatologji). Si rrjedhoje, edhe pse jane popull shume i pasur, te gjitha resursat e tyre shteterore i kane orientuar ne kete fashe.
Kane identifikuar te gjithe te moshuarit qe shfaqin risk te larte dhe kane bere te mundur karantinimin e tyre. Ne kete menyre nuk eshte bllokuar plotesisht ekonomia dhe nuk shpenzohen resursa te vlefshme per te karantinuar pjesen me te madhe te popullsise qe shfaq risk pothuajse 0 dhe qe eshte motorr i jetes aktive te nje vendi. Kjo jo vetem ka efektshmeri te larte ne uljen e vdekshmerise, por edhe garanton nje jete normale sociale-psikologjike per femijte dhe te rinjte qe duhet te jene prioriteti i cdo shoqerie.
Kapitulli XII
Covid-19 eshte lajm i keq per njerezimin.
Pasojat e kesaj qe po perjetojme dhe drames ekonomike qe do pasoje do jene padiskutim te dhimbshme dhe do te zgjasin me vite, por ky eshte nje rast i mire per te hartuar nje plan anti-pandemik global funksional (kur nje pandemi me e ashper te shfaqet realisht).
Viruset Corona jane viruse te brishta dhe trupi i njeriut ka dhjetra vite qe bashkejeton me to keshtu qe perballja jone me kete familje virusesh eshte deri diku e parashikueshme dhe e perballueshme. Megjithate, ne qarkullim ka viruse shume me te rrezikshem qe ne rast se do evoluonin ne ate forme qe do i lejonte nje shperndarje me te lehte (sikunder viruset Corona) do te perballeshim realisht me nje rrezik global katastrofik.
Eshte padiskutim momenti te mendojme dhe investojme si nje trup i vetem global ne parandalimin e pandemive te se ardhmes pasi ne kete drejtim kufinjte shteterore nuk ekzistojne dhe ushtrite nuk bejne pune. Pra, te shpresojme se ky pesim do te na sherbeje per te parandaluar rreziqet reale te se ardhmes qe mund te jene shume me agresive se keto qe po perjetojme sot.
Ketu mbase mund te na sherbeje grafiku i famshem i “Zbutjes se Kurbes”. Resursat e planetit tone jane te fundme dhe duhet ti trajtojme si te tilla nese sduam te kolapsojme si civilizim. Prandaj duhet ripare marredhenia jone me planetin ne menyre qe shfrytezimi i tij te garantoje qendrueshmeri per brezat qe do te vijne.
Kapitulli i XIII
Duhet te degjojme vetem Epidemiologet.
Shoqerite njerezore ku ne jetojme jane organizma komplekse me shume ingranazhe. Sigurisht qe njeri prej tyre eshte Shendetsia dhe sa here te jete e nevojshme, eshte detyra e te zgjedhurve tane politike qe te degjojne mendimin e eksperteve shendetsor, por kurrsesi njerezimi s’mund te qeveriset nga vetem nje ingranazh i shoqerise. Epidemiologet jane ne gjendje te na tregojne vetem nje dimension te ngjarjes, por nuk mund te dine pasojat rrethanore qe vijne nga propozimet e tyre.
Eshte detyra e te zgjedhurve tane qe te degjojne dhe dimensionet e tjera te jetes ne menyre qe te vendosin ne balance te mirat dhe te keqijat e cdo zgjidhjeje. Aktualisht politika (ajo boterore) e ka deleguar vendimmarrjen e saj tek nje grup epidemiologesh duke u zhveshur keshtu dhe nga pergjegjesia e pasojave. I kemi zgjedhur per dite te veshtira, dhe kjo eshte njera prej tyre.
- Epilog
Ky shkrim nuk ka si qellim te zhvleresoje demet e shkaktuara nga kjo viroze, por ka si qellim vendosjen e shifrave ne nje kontekst krahasimor te sakte. Shtimi i kujdesit ndaj higjenes personale dhe shmangia e kontaktit me individe te tjere kur jeni te semure, jane masa qe duhen marre padiskutim.
Uroj qe te dhenat e paraqitura ne kete hulumtim personal te sherbejne per t’ju qetesuar juve apo familjaret tuaj ne kete moment te veshtire e t’ju jape guxim te jetoni jeten normalisht ne nje periudhe ku ne cdo ekran shikoni dhe lexoni vetem per vdekje.