Papritur, nuk është më “virusi i Wuhanit”. Shtetet e Bashkuara dhe Kina duket se kanë arritur një armëpushim.
Presidenti Donald Trump, e ka hequr për momentin termin e tij provokues “virusi kinez” dhe nuk ka pranuar të kritikojë përgjigjen e Pekinit që nga një telefonatë, më 26 mars, me homologun e tij Xi Jinping. Dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka folur për bashkëpunim.
“Ne e dimë se kjo është një pandemi globale dhe është koha që çdo vend të punojë së bashku për ta zgjidhur atë,” u tha Pompeo gazetarëve të martën kur u pyet për Kinën.
Pekini zemëroi Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar kur një zëdhënës i ministrisë së jashtme përhapi një teori konspirative që trupat amerikane sollën virusin në Wuhan.
Cui Tiankai, ambasadori i Kinës në Uashington, në New York Times foli për dashurinë e tij për amerikanët dhe premtoi se Kina do të bënte “gjithçka që mundej për të mbështetur Shtetet e Bashkuara”.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus përshëndeti fjalët e Cui por tha “Bashkëpunimi i vërtetë kërkon transparencë dhe veprime të vërteta, jo vetëm retorikë,” tha ajo.
Trump ka nevojë për Kinën, e cila prodhon gjysmën e maskave të importuara në Shtetet e Bashkuara.
“Uashingtoni me siguri nuk dëshiron ta tjetërsojë Pekinin deri në atë pikë sa të ndalojë shitjen e pajisjeve mjekësore në Shtetet e Bashkuara,” tha Elizabeth Economy, drejtoreshë e studimeve të Azisë në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme.
Ajo dyshoi se kjo do të ndryshonte marrëdhënien, e cila ishte tashmë e tensionuar para pandemisë.
Qendra Globale e Angazhimit e Departamentit të Shtetit, e cila ndjek propagandën e huaj, thotë se mediat sociale shtetërore kineze kanë hequr dorë tashmë nga teoritë e komplotit që fajësojnë Shtetet e Bashkuara.
Paal, një ish këshilltar i Azisë për presidentët Ronald Reagan dhe George H.W. Bush, tha se Kina gjithashtu kishte interesat e veta për zgjedhjet e SHBA në nëntor.
Prioriteti kryesor i Kinës është të ringjallë kërkesën globale për eksportet e saj dhe fillimisht mendohet se rizgjedhja e Trump do të ishte rezultati më i mirë i saj.
Kina gjithashtu sheh një “mundësi historike strategjike” për të zgjeruar fuqinë e saj pasi Trump ka dobësuar aleancat e SHBA, tha Paal.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post