MENU
klinika

Në 41 kampionate

Kampionët e shteteve në Europë nëse mbyllet sezoni

06.04.2020 - 17:25

Tashmë nuk është habi që shumë prej kampionateve të mbyllen. Belgjika ishte e para që e mori këtë vendim, duke dhënë verdiktet dhe shpallur kampion Club Brugge, që kryesonte kampionatin, shkëputur nga të tjerët. Po çfarë do të ndodhte nëse futbolli nuk do të riniste më për këtë sezon dhe emergjenca e koronavirusit të vazhdonte të rrezikonte shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve?

Sigurisht që plani i UEFA-s dhe federatave është t’u shkojnë deri në fund, pasi do të kishte humbje kolosale në financa, por nëse skenari do të ishte më i keqi, pra që futbolli mos të riniste më të paktën deri në gusht, atëherë qeveria e futbollit ka dhënë urdhër: kampionët duhet të shpallen!

Belgjika e “hoqi qafe” këtë ngërç të madh, duke vendosur jo në unanimitet me federatat e tjera dhe UEFA-n, por duke marrë vendim personal. Po në të gjithë kampionatet e tjera, cilët do të shpalleshin kampionë?

Më poshtë është kemi ligat kryesore, ato të dorës së dytë, por edhe të tretë, por kujtojmë që 15 liga kanë nisur kampionatin pikërisht tani ose duhet ta nisnin tani.

LIGAT NË EUROPË ME EKIPET KAMPION NËSE MBYLLEN GARAT

Angli – Liverpool

Itali – Juventus

Spanjë – Barcelona

Gjermani – Bayern Munchen

Francë – Paris SG

Portugali – Porto

Holandë – Ajax

Rusi – Zenit

Ukrainë- Shakhtar Donetsk

Turqi – Trabzonspor

Belgjikë – Club Brugge (zyrtare)

Austri – LASK

Skoci – Celtic

Çeki – Slavia Praga

Greqi – Olympiacos

Qipro – Omonia Nicosia

Zvicër – St Gallen

Serbi – Crvena Zvezda

Kroaci – Dinamo Zagreb

Poloni – Legia Ëarsava

Izrael – Macabi Tel Aviv

Rumani – CRF Cluj

Bullgari – Ludogorets

Sllovaki – Slovan Bratislava

Slloveni – Olimpija Ljubjana

Irlandë – Shamrock Rovers

Hungari – Ferencvaros kampion

Maqedoni e Veriut – Vardar

Luksemburg – Fola Esch

Azerbajxhan – Qarabag

Maltë – Floriana

Mali i Zi – Buducnost

SHQIPËRI – TIRANA

Bosnje Hercegovinë – Sarajevo

Kosovë – Ballkani

Uells – Connah’s Quay

Irlandë e Veriut – Linfieeld

Andorra – Inter

San Marino – Tre Fiori

Gjibraltar – Europa

13 ligat e tjera jashtë liste, sepse kampionatet respektive sa kanë nisur në Danimarkë, Suedi, Finlandë, Norvegji, Lituani, Moldavi, Letoni, Bjellorusi, Ishujt Faroe, Estoni, Islandë, Armeni, Kazakistan dhe Gjeorgji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin