“Sundo mendjen, ose mendja do të të sundojë ty!”
Menaxhimi i emocioneve dhe situatave me karakter psikologjik në këto ditë bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe po aq më i rëndësishëm. Ditët e karantinës, midis shumë shërbimesh i cënojnë individit shoqërinë dhe dëfrimin, e në raste dhe mundësinë për t’ia mbathur nga situatat që rëndojnë gjendjen emocionale.
Në një farë mënyre, gjithkush po gjendet përballë një prove mbi rezistencën dhe menaxhimin e emocioneve të tij. Njëlloj, secili nga ne, mund të përpiqet të bëjë me të mirën për të kaluar këtë provë por disa këshilla nga mjekët e duhur sdo ishin as keq dhe as turp. Të gjithë duam të dimë si të dalim të shëndetshëm prej kësaj situate, jo vetëm nga mushkëritë dhe organizmi, por mbi të gjitha nga mendja.
Më poshtë gjeni një video këshillimi nga mjeku Valter Lleshi, doktor në kabinetin e psikiatrisë, Zvicër.