MENU
klinika

A rrezikohen të sëmurët kardiakë nga koronavirusi?

Kardiologu: Është virus shkatërrues për qelizat muskulare të zemrës

04.04.2020 - 18:55

Mjeku i njohur kardiolog Sabit Brokaj i pyetur sesa të rrezikuar janë nga me sëmundje zemre nga koronavirusi, deklaroi se kanë rrezik potencial.

Brokaj u shpreh se ky është një virus shkatërrues për qelizat muskulare të zemrës.

“Edhe virozat e zakonshme mund të japin probleme tek zemra. Raste të tilla kemi pasur unë dhe kolegët e mi me përvojë. Ky virus është shumë agresiv dhe shumë shkatërrues në qelizat muskulare të zemrës. Shumë persona me zemër më kanë pyetur për situatën”, tha Brokaj.

Sabit Brokaj nënvizoi se mund të ketë masa lehtësuese më vonë, ndërsa tha se beson se aktiviteti ekonomik nuk duhet ndaluar kaq shumë.

“Mendoj se mund të ketë masë lehtësuese. Nuk ke pse paralizon aktivitetin ekonomik në tërësi. Në periferi mund të bësh lëshime. Lëshimet duhet të jenë nga ana tjetër më të matura”, tha Brokaj.