MENU
klinika

Dedikim për një dashuri të humbur

Kënga e fundit e Loredanës duket se i drejtohet Mozzik…

30.04.2020 - 09:36

Pasditen e djeshme Loredana na tregoi se këto ditë karantine i ka shfrytëzua më së miri.

Ajo ka punuar për një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me reperin me famë ndërkombëtare, Capital Bra.

Kënga është publikuar në mesnatë dhe në tekst ka fjalë të ndjera dashurie.

Teksti i saj flet për një dashuri që ka përfunduar, pavarësisht se në këtë rast artistët kanë dhënë gjithçka nga vetja.

Sapo dëgjuam këngën, të gjithë mendojmë se ajo është dedikim i hapur për Mozzik dhe Loredana i thotë këto fjalë:

Sa herë kam luftuar për ne të dy?

Sa herë me the që bota është e jona?

Sa herë e kam ulur kokën për ty?

Për ty kjo ishte dobësi e ndërsa për mua respekt!

Teksa reperja këndon këto fjalë, në prapavijë dëgbohet fjala “Hana” dhe reperja shfaq tatuzahin që ka me emrin e vogëlushes së saj.