01.04.2020 - 19:00
Qeveria kineze ka dhuruar përmes ambasadës së saj në Tiranë teste për COVID-19.
Lajmin e bën me dije Instituti i Shëndetit Publik i cili i shpreh mirënjohjen dhe falënderimet qeverisë kineze për këtë gjest bujarie.
NJOFTIMI
Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19.
?? Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër ♥️ akoma edhe më të madhe.
?? ? ??
Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar! ??