MENU
klinika

Po frenon klientët që të blejnë më pak! Arsyeja

Gjigandi i shitjeve online bën një veprim të pazakontë

18.04.2020 - 13:48

Aq shumë janë shtuar porositë që kur ka shpërthyer pandemia dhe ka hyrë në fuqi bllokimi i përgjithshëm në çdo pjesë të botës sa gjigandi amerikan i shitjeve online Amazon, për t’i bërë ballë kërkesës së madhe për sende personale po riorganizon faqen online.

Dhe po e bën ndërkohë përmes zgjidhjeve që bien ndesh me ato që e kanë bërë atë një prej sipërmarrjeve më të mëdha e më të fuqishme në botë: përmes shitjes së më pak artikujve duke i bindur klientët që të marrin më pak produkte. Kjo raportohet nga “Wall Street Journal”, sipas së cilës, nga muaji i kaluar, Amazon ka nisur të bëjë disa ndryshime në kategoritë që më parë kishin në fokus të nxisnin klientët të blinin.

Po ashtu, Amazon ka planifikuar që të anullojë promocionet e festave që zakonisht kanë tendencën që të nxisin blerjet. E mbi të gjitha, ka shtyrë në afat të papërcaktuar “Prime Day” të korrikut, domethënë shopingun ekskluziv e të privilegjuar që i adresohet klientëve dhe ka ridimensionuar kuponët që inkurajojnë blerësit që të mbushin “karrocën” e tyre virtuale.

Rritja e madhe e porosive në kushtet e mungesës së stafit ka krijuar probleme me respektimin e afateve të dërgesave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN